LDK shpalos programin për shëndetësi
Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpalosur sot programin e saj për shëndetësi. Mjeku Izet Sadiku nga ky subjekt politik ka bërë të ditur se ky program parasheh dyfishim të buxhetit dhe krijim të qëndrueshmërisë financiare të këtij sektori, njofton Klan Kosova. “Programi për shëndetësi parasheh dyfishim të buxhetit dhe krijim të qëndrueshmërisë financiare të këtij…
Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpalosur sot programin e saj për shëndetësi.
Mjeku Izet Sadiku nga ky subjekt politik ka bërë të ditur se ky program parasheh dyfishim të buxhetit dhe krijim të qëndrueshmërisë financiare të këtij sektori, njofton Klan Kosova.
“Programi për shëndetësi parasheh dyfishim të buxhetit dhe krijim të qëndrueshmërisë financiare të këtij sektori , 100 për-qind furnizim me barna dhe material shpenzues, lehtësim të institucioneve shëndetësore të nivelit dytësor dhe tretësor”.
“Gjithashtu synojmë krijimin e instituteve të reja dhe pavarësim të klinikave. Fuqizim të diagnoztikës duke blerë aparaturë të reja për QKUK-në dhe spitalet regjionale dhe Hartim të protokolleve mjekësore”.
“Fuqizim të odave profesionale, zhvillimi të odave profesionale shëndetësore, zhvillim të programeve parandaluese dhe të mjekësisë familjare, krijimin e rrjetit të mjekëve që punojnë dhe veprojnë në diasporë si dhe bashkëpunim ndërkombëtar”.
Sadiku ka shtuar se programi i LDK-së për shëndetësi, në qendër të vëmendjes do ta ketë pacientin duke ofruar shërbime cilësore dhe universale.
“Programi ynë do ta rritë dinjitetin e punëtorëve të shëndetësisë kosovare e cila ka munguar dhe duke rritur këtë dinjitet, do t’i rrisim edhe shërbimet dinjitoze për pacientet tanë”.
Etiketat
Mbi 50% e votave të numëruara, tre deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Suharekë drejt mandatit të ri
Aktuale 30.12.2025
Me rreth 50% të votave të numëruara, ja sa vota kanë marrë deri tani kandidatët nga Suhareka
Zgjedhjet 2025 30.12.2025
“15 mijë zemra për Kurtin” bëhen realitet: Suhareka ia plotëson kërkesën Albin Kurtit në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025
Aktuale 30.12.2025
Votat e partive të tjera në Suharekë – LDK e dyta me 20.25%, PDK me 18.75% dhe AAK me 8.44%
Zgjedhjet 2025 29.12.2025