Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme
14.03.2025
Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në skajet perëndimore dhe jugperëndimore të Kosovës, mund të ketë reshje të izoluara shiu.
Foto: Ilustrim
Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi dhe lokalisht, herë pas here, pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi nga 20 deri në 65 km/h, njofton Meteo Kosova.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 9°C.
Ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 23°C.