Mira Murati lanson projektin e saj të inteligjencës artificiale “Thinking Machines Lab”
Inxhinierja shqiptare, Mira Murati, ka lansuar projektin e saj të inteligjencës artificiale, të quajtur “Thinking Machines Lab”.
Murati, e cila ka një karrierë të shquar në fushën e AI, ka thënë se projekti synon të ndihmojë njerëzit të përshtaten me sistemet e AI dhe të operojnë në nevoja specifike.
“Thinking Machines Lab” do të zhvillojë sisteme të përparuara inteligjente dhe do të nxisë një kulturë të shkencës dhe inteligjencës artificiale. Në këtë projekt do të punojnë edhe ish-punonjës nga kompani të njohura si ChatGPT, Character.ai, Mistral, PyTorch, OpenAI Gym, Fairseq dhe Segment Anything.
Murati ka një vizion të qartë për të ardhmen e inteligjencës artificiale dhe beson se “Thinking Machines Lab” do të jetë një lojtar i rëndësishëm në këtë fushë. Ajo ka thënë se projekti do të fokusohet në zhvillimin e sistemeve të AI që janë të dobishme për njerëzit dhe që mund të përdoren për të zgjidhur probleme të ndryshme.
