Kapen katër të dyshuar për vjedhjen e rëndë në Drenas

17.02.2025

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona të dyshuar për një vjedhje të rëndë që ka ndodhur në Drenas, më 31 janar të këtij viti.

Kapen katër të dyshuar për vjedhjen e rëndë në Drenas Foto: Ilustrim

Katër të dyshuarit u arrestuan më 16 shkurt, pas një hetimi të gjatë nga organet kompetente.

Pas intervistimit nga hetuesit, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt, me vendim të prokurorit.

Policia e Kosovës po vazhdon hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

deneme bonusu veren siteler deneme bonusu veren siteler