Anulohen dhe shtyhen një sërë fluturimesh në Aeroportin e Prishtinës
Raportohet se mjegulla e dendur që ka përfshirë vendin tonë ka shkaktuar anulime dhe vonesa të shumta në fluturimet e planifikuara në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Foto: Ilustrim
Sipas të dhënave të publikuara, disa fluturime janë anuluar, ndërsa të tjera janë shtyrë për orare të mëvonshme.
Në listën e publikuar nga aeroporti, vërehet se fluturimet e disa linjave ajrore të njohura si Pegasus, Austrian Airlines, dhe Condor janë anuluar. Po ashtu, disa fluturime që ishin planifikuar për destinacione si Stambolli, Viena dhe Mynihu janë shtyrë për shkak të kushteve atmosferike të pafavorshme.
Mjegulla e dendur krijon sfida të mëdha për uljen dhe ngritjen e aeroplanëve, duke ulur dukshmërinë dhe duke vështirësuar menaxhimin e trafikut ajror. Kjo situatë jo vetëm që ndikon tek pasagjerët, por gjithashtu krijon probleme operacionale për kompanitë ajrore dhe autoritetet aeroportuale.
Autoritetet aeroportuale dhe kompanitë ajrore nuk kanë dhënë ende njoftime zyrtare për pasagjerët lidhur me riorganizimin e fluturimeve apo arsyet specifike që kanë çuar në këto anulime dhe vonesa.
Për nisjet nga aeroporti i Prishtinës, situata pritet të kthehet në normalitet pas orës 05:00 të datës 2 janar:

Ndërsa për fluturimet që mbërrijnë në Aerportin e Prishtinës, situata pritet të kthehet në normalitet pas orës 00:50 të datës 2 janar:
