Itali, zbulohet rrjeti i pastrimit të parave nga trafiku i drogës, i drejtuar nga shqiptarë dhe kinezë

02.12.2024

Një hetim i gjatë i drejtuar nga Prokuroria e Milanos ka zbuluar një rrjet të sofistikuar për pastrimin e parave të fituara nga trafiku i drogës, i cili lidhet drejtpërdrejt me grupe kriminale kalabreze dhe shqiptare.

Itali, zbulohet rrjeti i pastrimit të parave nga trafiku i drogës, i drejtuar nga shqiptarë dhe kinezë Foto: Ilustrim

Sipas hetuesve, organizatat kriminale që operonin në zonën e Milanos përdornin një sistem kompleks për të fshehur origjinën e parave të mëdha të fituara nga shitja e kokainës. Këto para, të paketuar në shuma prej 10.000 euro, depozitoheshin nëpërmjet një rrjeti të bankave nëntokësore të menaxhuara kryesisht nga individë me kombësi kineze.

Për të fshehur gjurmët e parave të drogës, organizatat kriminale përdornin një sistem të sofistikuar të komunikimit, duke përfshirë edhe aplikacionin e enkriptuar Sky ECC. Paratë e gatshme depozitoheshin në vende të caktuara, siç ishin barë, apartamente në “Chinatown” të Milanos dhe madje edhe në Romë.

Hetimet kanë zbuluar se kinezët përdornin një sistem të quajtur “fei ch’ien”, i ngjashëm me sistemin “hawala” të përdorur në shumë vende për transferimin e parave në mënyrë informale. Këto transferime regjistroheshin në mënyrë manuale, duke përdorur fletë me shënime të detajuara.

Hetimet kanë treguar se në këtë rrjet ishin përfshirë edhe individë shqiptarë. Disa prej tyre ishin përgjegjës për transportimin fizik të parave nga Italia në Shqipëri. Këto transferime bëheshin në mënyrë të fshehtë dhe të rregullt.

Sipas hetuesve, sasia e parave të pastruara nëpërmjet këtij rrjeti tejkalon 12 milionë euro. Këto para janë fituar kryesisht nga shitja e kokainës së trafikuar nga Kalabria në Lombardi.

Si rezultat i këtij hetimi, janë arrestuar 20 persona, përfshirë disa figura kyçe të organizatave kriminale të përfshira në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More