Shqipëria sonte pret Ukrainën në “Air Albania”
19.11.2024
Shqipëri-Ukrain a do të jetë ky takimi i fundit i vlefshëm për grupin B1 në Ligën e Kombeve për kombëtaren Shqipëtare?
Kombëtarja shqiptare do të përballet sonte me Ukrainën në një ndeshje që mund të ndryshojë fatin e saj në Ligën e Kombeve. Ndeshja, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në orën 20:45, do të jetë një sfidë e vështirë por edhe emocionuese për kuqezinjtë.
Pas barazimit pa gola me Çekinë, Shqipëria ka nevojë për një fitore për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit në një grup më lartë. Një humbje ose një barazim mund të komplikojë situatën e ekipit të trajnerit Sylvinho.