Kurti: E kemi shpëtuar trashëgiminë kulturore e historike që po degradohej
Kryeministri Albin Kurti ka shpërndarë postimin e ministrit të Kulturës, Rinisë e Sportit, Hajrulla Çeku, i cili ka renditur projektet e përfunduara gjatë këtij mandati, ato që janë në realizim e sipër, si dhe ato që janë në procedim prokurimi, teksa ka thënë se tani ka më shumë qendra të kulturës dhe hapësira për të rinj.
“E kemi shpëtuar dhe restauruar trashëgiminë e vlefshme kulturore e historike që po degradohej. Sot kemi më shumë qendra të kulturës dhe hapësira për të rinj se që kemi pasur ndonjëherë. E Lojërat Mesdhetare 2030 do të na gjejnë me infrastrukturën më të mirë sportive në rajon”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Ndërsa Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka renditur 250 investime në infrastrukturën e sportit, artit, rinisë e trashëgimisë (të përfunduara dhe në realizim).
Me gjithë sfidat nga pandemia e inflacioni në pjesën e parë të mandatit, punët dhe investimet tona në infrastrukturë kulturore e sportive janë të pakrahasueshme me cilëndo periudhë paraprake. Vendi ynë sot ka më shumë qendra të kulturës e palestra të sportit, monumente të mbrojtura e hapësira për të rinjtë. Të gjitha në shërbim të artistit e sportistit, rinisë e fëmijëve, publikut dashamir të artit e sportit.
Përgjatë mandatit, kemi përfunduar mbi 110 projekte kapitale, derisa në rreth 80 projekte punimet vazhdojnë dhe janë drejt përfundimit. Gjithashtu, mbi 60 projekte infrastrukturore janë në procedurë projektimi ose prokurimi, ku punimet pritet të nisin së shpejti. Investimet tona janë shtrirë në 31 komuna.
🔹️PROJEKTET E PËRFUNDUARA
- Palestra e sportit në Greme, Ferizaj
- Shtëpia e Kulturës “Ukë Bytyqi”, Suharekë
- Palestra e sportit te Pallati i Rinisë, Prishtinë
- Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë
- Biblioteka e qytetit, Shtime
- Stadiumi i qytetit, Malishevë
- Terrenet e hapura sportive, Gjilan
- Stadiumi i qytetit, Lipjan
- Palestra sportive e gjimnazit, Pejë
- Qendra Kulturore dhe Rinore, Han i Elezit
- Palestra e sportit, Prizren
- Palestra e sportit, Kaçanik
- Palestra e sportit, Lipjan
- Shtëpia e Kulturës “Hasan Prishtina”, Skënderaj
- Amfiteatri dhe hapësirat e Teatrit Kombëtar (në Pallatin e Rinisë), Prishtinë
- Ndërtesa e Ansamblit Shota, Prishtinë
- Qendra Rinore në Pjetërshan, Gjakovë
- Qendra Rinore, Deçan
- Qendra Rinore, Kamenicë
- Qendra Nacionale e Xhudos, Pejë
- Kulla e Gjyle Kadriaj në Rastavicë, Deçan
- Xhamia e Dranocit, Deçan
- Kulla e Zymer Himës, Deçan
- Xhamia në Carrabreg, Deçan
- Mulliri i Gjikokajve, Deçan
- Kulla e Sylë Tahirsylaj në Isniq, Deçan
- Shkolla e parë shqipe, Ferizaj
- Mulliri i madh, Ferizaj
- Shtepia tradicionale e Ryshyt Këpuskës, Gjakovë
- Kulla e Et’hem Godenit në Rogovë, Gjakovë
- Kulla e Zeqë Ramë Sadrisë në Brovinë, Gjakovë
- Teqeja e Sheh Banit, Gjakovë
- Shtëpia e Drane Bojaxhiut në Novosellë, Gjakovë
- Hani i Haraçisë, Gjakovë
- Kulla e Sahit Avdylit në Dujakë, Gjakovë
- Ndërtesa e QRTK-së, Gjakovë
- Xhamia e Velekincës, Gjilan
- Xhamia e Dunavës, Gjilan
- Xhamia në Llovcë, Gjilan
- Kulla e Sahit Agës, Gjilan
- Kullat në lagjen e Hajdinëve në Terziaj, Gjilan
- Shtëpia e Zekiria Abdullahut, Gjilan
- Gjashtë shtëpi tradicionale në qytetin e vjetër të Janjevës, Lipjan
- Mulliri i Zylbeharit, Han i Elezit
- Burgu i Gjurakocit, Istog
- Kulla e Hamdi Halil Osmanajt, Istog
- Kulla e Halil Ali Mavrajt, Istog
- Kulla në Orobërdë, Istog
- Manastiri “Qeli’ (Burg), Kamenicë
- Xhamia në Vryqec, Kamenicë
- Kisha e Shën Mërisë, Kamenicë
- Mulliri i Mehmet Alisë, Malishevë
- Mulliri i Islam Zenelit në Pagarushë, Malishevë
- Hambari dhe mulliri i familjes Jonuzaj në Senik, Malishevë
- Kulla e Tupellëve, Mitrovicë
- Kisha në Vinarc, Mitrovicë
- Posta e Vjetër, Mitrovicë
- Kisha Katolike (Sase), Mitrovicë
- Shtëpia e Islam Shipolit, Mitrovicë
- Xhamia e Mazhiqit, Mitrovicë
- Hamami i Qytetit, Mitrovicë
- Ambulanca e vjetër – Shtëpia e Xhafer Devës, Mitrovicë
- Xhamia e Osman Efendisë, Novobërdë
- Tyrbja e Mehmet Efendisë, Novobërdë
- Manastiri i Dragancit, Novobërdë
- Shkolla e Parë Shqipe, Pejë
- Shtëpia e Qehajve, Pejë
- Dyqani i Musa Goranit, Pejë
- Mulliri i Cal Malushit në Kotradiq, Pejë
- Kulla e Sheremetit, Pejë
- Kulla e Ministerit, Pejë
- Muzeu Etnografik – Shtepia e Tahir Beut, Pejë
- Mulliri në Majac, Podujevë
- Kompleksi Etnologjik “Emin Gjiku”, Prishtinë
- Kulla e Sahatit, Prishtinë
- Vetfarmi, Prishtinë
- Shtëpia tradicionale e familjes Dorambari, Prizren
- Shtëpia tradicionale e familjes Bardhi, Prizren
- Shtëpia tradiconale e familjes Sokoli, Prizren
- Shtëpia tradicionale e Destan Kabashit, Prizren
- Shtëpia tradicionale e familjes Llokvica, Prizren
- Shtëpia tradicionale e familjes Vetimi, Prizren
- Shtëpia tradicionale e familjes Kirajtani, Prizren
- Kompleksi Nënkalaja, Pantelija dhe Potok Mahalla, Prizren
- Selamllëku i Bajram Sokolit, Prizren
- Shtëpia tradicionale e familjes Koçbashliu, Prizren
- Hidroelektrana – Muzeu i Elektroekonomisë, Prizren
- Kompleksi i Kishës Katolike, Prizren
- Kapela e At Shtjefën Gjeçovit në Zym, Prizren
- Kulla e Pjetër Penkpalajt në Zym, Prizren
- Kinemaja e Parë, Prizren
- Muzeu Arkeologjik – Sahat Kulla, Prizren
- Shtëpia tradicionale e familjes Munik, Prizren
- Shtëpia e Idriz Hajdarit në Tushillë, Skënderaj
- Kulla e Gani Sejdiut, Skënderaj
- Shtëpia e Sala dhe Hamit Jasharit, Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, Skënderaj
- Kulla e Jonuz Hasan Tafollit, Suharekë
- Xhamia e Gazi Mehmed Pashës, Suharekë
- Shtëpia kullë e Vesel Godenit, Goden i Madh, Viti
- Mulliri i Ndue Sopit në Binçë, Viti
- Mulliri dhe Valavica e Vishëve në Binçë, Viti
- Xhamia në Gërmovë
- Muzeu Etnografik, Gjakovë
🔹️PROJEKTET NË REALIZIM
- Stadiumi “Adem Jashari”, Mitrovicë
- Palestra e sportit, Viti
- Fushat e tenisit, Prizren
- Stadiumi i qytetit, Gjakovë
- Fushat ndihmëse të futbollit në Drenas, Gjilan, Pejë, Suharekë
- Palestra e sportit në Zhegër, Gjilan
- Fusha e mbyllur në Mogillë, Kllokot
- Fusha ndihmëse në Bernicë, Prishtinë
- Palestra e sportit, Shtime
- Stadiumi i qytetit, Shtime
- Palestra e sportit, Istog
- Stadiumi i Hogoshtit, Kamenicë
- Stadiumi i qytetit, Drenas
- Galeria e MKRS, Prishtinë
- Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë
- Muzeu Kombëtar i Kosovës, Prishtinë
- Qendra për arte, Rahovec
- Shtëpia e përshpirtshme, Shtime
- Shtëpia e Kulturës në Kishnicë, Graçanicë
- Teatri i qytetit, Mitrovicë
- Qenda Multifunksionale, Podujevë
- Arkivi i Kosovës, Prishtinë
- Kulla e Adem Qerim Osdautaj, Deçan
- Kulla e Azem Lokaj, Voksh, Deçan
- Kalaja e Vuçakut, Drenas
- Kisha Katolike, Ferizaj
- Shtëpia e Hasan Fazlisë në Koshare, Ferizaj
- Qarshia e Gjakovës, Gjakovë
- Kulla e Tal Belit në Krelan, Gjakovë
- Shtëpia e Dobrunave – Polloshka, Gjakovë
- Taphanja – Muzeu i muzikës, Gjakovë
- Kulla e Shahin Dulës, Gjakovë
- Shtëpia e Ajet Kokajt në Kokaj, Gjilan
- Shtëpi Banimi në Kokaj (Ilmi Rrustemi), Gjilan
- Çezma e Sahit Agës, Gjilan
- Hambari i Feriz Llashticës në Llashticë, Gjilan
- Municipium Ulpiana – Justiniana Secunda, Graçanicë
- Xhamia e Trubuhovcit, Istog
- Kulla e Brashor Prenk Gegës në Gjurakoc, Istog
- Lokaliteti arkeologjik i Dresnikut, Klinë
- Qyteti i vjetër i Janjevës, Lipjan
- Konaku i Mahmut Begollëve, Pejë
- Shtëpia e vjetër – ish-Stacioni policor, Podujevë
- Shtëpia tradicionale e Hynilerëve, Prishtinë
- Rezidenca Ibrahim Rugova, Prishtinë
- Shtëpia tradicionale e Kurtesh Sylejmanit, Prishtinë
- Shtëpia tradicionale e Salih Safqi, Prishtinë
- Qendra kulturore hebraike, Prizren
- Hamami i Gazi Mehmed Pashës, Prizren
- Shtëpitë tradicionale në rrugën “Marin Barleti”, Prizren
- Ish-kazerma, Prizren
- Shtëpia tradicionale e familjes Fishekçiu, Prizren
- Shtëpia tradicionale e familjes Bërlajolli, Prizren
- Shtëpia tradicionale e Adem Agë Gjonit, Prizren
- Hani dhe Nallbani i familjes Kovaçi, Prizren
- Ish-Konsullata Austro-Hungareze, Prizren
- Shtëpia e Sava Toskës, Prizren
- Hani i familjes Zajmi, Prizren
- Shtëpia tradicionale në Hoçë të Madhe, Rahovec
- Kalaja e Kastërcit, Suharekë
- Oda e Haxhi Ahmetit në Remnik, Viti
- Shtëpia tradicionale e Haxhi Ahmetit në Remnik, Viti
- Shtëpia tradicionale e Heset Mehmetit në Stubëll të Poshtme, Viti
- Shtëpia tradicionale e Rrahim Sadikut, Kamenicë
- Xhamia në Meshinë, Kamenicë
- Shtëpia tradicionale e familjes Koroglu, Mitrovicë
🔹️NË PROJEKTIM OSE PROCEDURË PROKURIMI
- Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, Skënderaj
- Stadiumi i qytetit, Ferizaj
- Stadiumi i qytetit, Pejë
- Stadiumi “Përparim Thaçi” Prizren
- Parku dhe Palestra e sportit, Gjilan
- Stadiumi i qytetit, Suharekë
- Shtëpia e Kulturës në Runik, Skenderaj
- Galeria Kombëtare e Kosovës, Prishtinë
- Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Prishtinë
- Muzeu i Artit Bashkëkohor, Prishtinë
- Salla e teatrit në ish-Rilindje, Prishtinë
- Qendra multikulturore (salla koncertale), Prishtinë
- Teatri i qytetit, Ferizaj
- Teatri ODA, Prishtinë
- Salla e baletit tek Pallati i Rinisë, Prishtinë
- Xhamia e Madhe, Ferizaj
- Xhamia e Çokut, Junik
- Shtëpia e familjes Gjorgjeviq në Pasjan, Partesh
- Shtëpia e familjes Trajkovic në Pasjan, Partesh
- Xhamia e djegur në Orllan, Podujevë
- Xhamia e Sudi Efendisë, Prishtinë
- Xhamia e djegur “Mulla Ilaz Broja” në Burojë, Skënderaj
- Kulla e Hajzer Ahmet Pecit në Zhazhë, Zveçan
- Shtëpia e Naser Thaçit në Krivenik, Han i Elezit
- Xhamia e Firajës, Shtërpcë
- Kulla e Tahir Mehës në Prekaz, Skënderaj
- Kulla e Fetah Kurexhajt, Gjilan
- Shtëpia e Ymer Elshanit, Drenas
- Shtëpia tradicionale e Musli Hoxhës, Prishtinë
- Kullat e Isë Boletinit në Boletin, Zveçan
- Ndërtesa e ish-Burgut, Prishtinë
- Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Prizren
- Pishina gjysmë-olimpike, Podujevë
- Stadiumi i qytetit, Gjilan
- Zgjërimi i Qendrës Nacionale të Xhudos, Pejë
- Palestrat e xhudos (doxho) në qendrat nacionale
- Stadiumi i Atletikës, Kamenicë
- Palestra e gjimnastikës, Fushë Kosovë
- Stadiumi i qytetit, Rahovec
- Pishina gjysmë-olimpike, Deçan
- Teatri i Operës dhe Baletit, Prishtinë
- Qendra kulturore, Mamushë
- Shtëpi Banimi në Leshtarë (Jusuf Ademi), Kamenicë
- Shkolla e Parë Shqipe, Prishtinë
- Ndërtesa e Kryqit të Kuq, Prishtinë
- Ish-teknika popullore, Gjilan
- Kulla e Sylejman Vokshit, Gjakovë
- Shtëpia tradicionale e Haxhi Vehbi Haxhiut, Prizreni
- Xhamia Mesxhid, Prizren
- Stacioni i Trenit, Prizren
- Mulliri i Cermnjanit, Gjakovë
- Kulla e Ymer Pogës në Rogovë, Gjakovë
- Kulla e Shaban Manxhollit, Mikushnicë, Skënderaj
- Kulla e Rexhep Malës në Hogosht, Kamenicë