Moti sot, ngritën temperaturat përsëri
29.07.2024
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka parashikuar se moti për pesë ditët e kësaj jave do të mbajë kryesisht me diell, por do të ketë edhe vranësira. Sipas IHMK-së, temperaturat gjatë kësaj jave do të lëvizin nga 10 gradë Celsius minimalet deri në 34 gradë maksimalet.
Foto: Ilustrim
Moti sot pritet të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius.
Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.