PSG – Dortmund, sonte mësohet finalisti i parë i Champions League
07.05.2024
Paris Saint Germain dhe Borussia Dortmund do të luajnë sonte me fillim nga ora 21:00 ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e kthimit do të luhet në Paris, ku nikoqiri do të tentojë të ndryshojë rezultatin e ndeshjes së parë. Kujtojmë se në ndeshjen e parë gjysmëfinale Dortmundi fitoi 1:0 me golin e Niclas Fullkrug në minutën e 36-të.
“Qëllimi është finalja, dhe për ta arritur atë, ne duhet të jemi më të mirë se Dortmundi i madh. Gjithmonë ka vend për përmirësim dhe ne duhet të punojmë për të”, tha trajneri i PSG-së, Luis Enrique.