Përballja me FC Larne, Ballkani sot udhëton drejt Irlandës së Veriut

31.07.2023

FC Ballkani sot udhëton drejt Irlandës së Veriut. Kampioni i Kosovës, FC Ballkani sot gjatë ditës së hënë do të udhëtoj drejt Irlandës së Veriut, raporton SuharekaOnline. Ballkani do të zhvillojë lojën kthyese ndaj FC Larne në Irlandë, e cila pritet të realizohet me 3 gusht. Rikujtojmë se Ballkani kishte mposhtur bindshëm FC Larne në […]

FC Ballkani sot udhëton drejt Irlandës së Veriut.

Kampioni i Kosovës, FC Ballkani sot gjatë ditës së hënë do të udhëtoj drejt Irlandës së Veriut, raporton SuharekaOnline.

Ballkani do të zhvillojë lojën kthyese ndaj FC Larne në Irlandë, e cila pritet të realizohet me 3 gusht.

Rikujtojmë se Ballkani kishte mposhtur bindshëm FC Larne në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me rezultat 3:0.

Golashenuesit e ndeshjës së kaluar ndaj FC Larnes ishin: Albion Rrahmani, Almir Kryeziu dhe Nazmi Gripshi.