Nga janari deri në qershor në Suharekë u zhdukën tre persona

23.06.2023

Mosmarrëveshjet me familjar, stresi, pakënaqësitë e ndryshme, ngarkesa psikologjike, dëshira për të jetuar në ambiente të reja me njerëz të tjerë dhe shumë faktor të tjerë janë arsye që persona të moshave dhe gjinive të ndryshme vendosin që padijenin e familjarëve të tyre të largohen nga shtëpia. Në mungesë të informacioneve të vendndodhjes së personave […]

Mosmarrëveshjet me familjar, stresi, pakënaqësitë e ndryshme, ngarkesa psikologjike, dëshira për të jetuar në ambiente të reja me njerëz të tjerë dhe shumë faktor të tjerë janë arsye që persona të moshave dhe gjinive të ndryshme vendosin që padijenin e familjarëve të tyre të largohen nga shtëpia.

Në mungesë të informacioneve të vendndodhjes së personave të cilët largohen nga shtëpia, familjarët e shqetësuar i drejtohen Policisë së Kosovës për të kërkuar ndihmë për gjetjen e personit i cili konsiderohet person i zhdukur.

Një rast i tillë në Komunën e Suharekës kishte ndodhur me 3 shkurt të këtij viti, ku një person nga fshati Tërrnje kishte lajmëruar policinë se gruaja e tij kishte dal nga shtëpia dhe nuk dinte asgjë për vendndodhjen e saj.

SuharekaOnline ka kërkuar statistika nga Stacioni Policor i Suharekës lidhur me personat e zhdukur gjatë periudhës janar-qershor.

Në një përgjigje për redaksinë nga Stacioni Policor në Suharekë kanë njoftuar se gjatë periudhës gjashtë mujore (janar-qershor), në stacion janë regjistruar 3 raste të personave të zhdukur, të cilat janë raportuar nga familjarët, duke kërkuar ndihmë për gjetjen e tyre.

Një fenomen i tillë ndodh tek të gjithë grupmoshat e njerëzve për shkaqe dhe arsye të ndryshme, ku disa prej tyre u përmendën në fillim të artikullit, andaj ky fenomen kërkon trajtim nga personat kompetent dhe institucionet përkatëse.