Largohet Neymar, vjen Dybala
Pritet brenda disa ditësh konfirmimi i PSG-së, për transferimin e Neymar në skuadrën spanjolle, Barcelona. Por, siç bëhet e ditur skuadra franceze, Paris Saint-Germain nuk do ta ketë problem zëvendësuesin e Neymarit. Klubi francez, PSG tani më ka identifikuar zëvendësuesin e Neymar, lojtari që pritet të zëvendësojë brazilianin është Paulo Dybala. ‘Mirror’ shkruan se kampionët […]
Foto: Ilustrim
Pritet brenda disa ditësh konfirmimi i PSG-së, për transferimin e Neymar në skuadrën spanjolle, Barcelona.
Por, siç bëhet e ditur skuadra franceze, Paris Saint-Germain nuk do ta ketë problem zëvendësuesin e Neymarit.
Klubi francez, PSG tani më ka identifikuar zëvendësuesin e Neymar, lojtari që pritet të zëvendësojë brazilianin është Paulo Dybala.
‘Mirror’ shkruan se kampionët e Francës e kanë vendosur si alternativë të parë Dybalan, për të zëvendësuar Neymarin në ‘Parkun e Princave’, përcjell lajmi.net.
Neymar JR është pranë një transferimi të mundshëm në Barcelonë, po ashtu çmimi i Dybala është 80 milionë euro dhe se mendohet të jetë i hapur të lë Juventusin.
Manchester United gjithashtu janë të interesuar për Dybalan, por nuk mund t’i ofrojnë atij Ligën e Kampionëve, dhe nuk do të jenë në gjendje të konkurrojnë financiarisht me PSG, pa e shitur Paul Pogban.