Suharekë, vetëm në muajin mars u raportuan 13 vjedhje
Në çdo takim të sigurisë lokale që mbahet me përfaqësuesit e KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Komunën e Suharekës çdo herë është prezent numri i vjedhjeve. Vjedhje të tilla e të shumta të cilat kanë ndodhur kohëve të fundit kanë bërë që Policia e Kosovës të rris masat për parandalimin e këtyre veprave. SuharekaOnline […]
Në çdo takim të sigurisë lokale që mbahet me përfaqësuesit e KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Komunën e Suharekës çdo herë është prezent numri i vjedhjeve.
Vjedhje të tilla e të shumta të cilat kanë ndodhur kohëve të fundit kanë bërë që Policia e Kosovës të rris masat për parandalimin e këtyre veprave.
SuharekaOnline ka mbledhur statistikat e rasteve të vjedhjeve që janë raportuar gjatë muajit mars 2022 në stacionin policor në Komunën e Suharekës.
Brenda kësaj periudhe kohore në Komunën e Suharekës kanë nodhur hiç më pak se 13 raste të vjedhjes.
Në dy javët e para të muajit mars ndodhën 5 vjedhje, ndërkaq në dy javët e fundit të muajit që lamë pas ndodhën 8 vjedhje.
Muaji | Nr. i vjedhjeve në Komunën e Suharekës | Dy javët e para | Dy javët e fundit |
Mars 2022 | 13 | 5 | 8 |