Asistentët të domosdoshëm për fëmijët me aftësi të kufizuara, premtohet punësimi i 500 të tillëve
Punësimin e asistentëve po e kërkojnë prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara, ku për këtë po e kërkojnë ndihmën nga shteti si dhe nga Qeveria premtojnë që brenda katër vitesh do të punësohen 500 asistentë. Një nxënës i klasës 7-të, si shkak i mungesës së ashensorit, klasa e tij është e vetmja paralele nga […]
Punësimin e asistentëve po e kërkojnë prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara, ku për këtë po e kërkojnë ndihmën nga shteti si dhe nga Qeveria premtojnë që brenda katër vitesh do të punësohen 500 asistentë.
Një nxënës i klasës 7-të, si shkak i mungesës së ashensorit, klasa e tij është e vetmja paralele nga klasat e shtat që gjendet në katin përdhesë.
Nëna e tij thotë se qasja dhe mungesa e asistentëve janë problemet kryesore me të cilat përballen prindërit që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara.
Ajo thotë se shpreson që me shpalljen e vitit 2022, si vit i personave me aftësi të kufizuara, të nisë realizimi i premtimeve për ofrimin e kushteve më të mira për këta fëmijë.
“Ne asnjëherë nuk kemi marrë asistentë prej shtetit, ne kemi angazhuar asistentë ne privatisht, i kemi paguar edhe shumë vështirë t’i gjejmë, mungojnë, nuk janë personel adekuat, do të thotë ne duhet pastaj të zgjedhim të marrim një njëri i cili është i mirë, është i dashur, ndoshta edhe që nuk e ka përgatitjen e duhur profesionale mirëpo ajo është mbi të gjitha. Për momentin jemi kështu, presim që të realizohen ato premtime edhe që të mundësohet zhvillimi i mësimit”, thotë ajo për KosovaPress.
Eldin Gashi, përfaqësues i grupit avokues të fëmijëve me aftësi të kufizuara “Hëna”, deklaron se barriera e parë me të cilën përballën këta fëmijë është mungesa e qasjes.
“Në hyrje të një objekti që nuk ka qasje për fëmijët me aftësi të kufizuara, aty e gjejmë barrierën më të madhe për një person me aftësi të kufizuara sepse Kosova nuk ka krijuar qasje për fëmijët. Ne po lobojmë që të bëhet qasja edhe ne të ndjehemi gjithëpërfshirës në shoqëri. […] Ne dëshirojmë që të kemi një lehtësim sa më të madh në qasje edhe me qenë më gjithëpërfshirës në shoqëri dhe mos me pas diskriminime apo paragjykime për neve që ne me u ndje sa më të lirshëm”, thotë ai.