Neymar dëshiron të kthehet në Barcelonë

01.06.2019

Neymar Junior kërkon me çdo kusht t’i japë fund eksperiencës me PSG dhe të kthehet te Barcelona. Kështu shkruan në numrin e sotëm “El Mundo Deportivo”, që gjithsesi nuk e përjashton mundësinë që sulmuesi brazilian të transferohet te rivalët e Realit të Madridit. 27-vjeçari, pavarësisht mundësive që do t’i ofrojë merkatoja, shpreson që të zbarkojë…

Neymar dëshiron të kthehet në Barcelonë

Neymar Junior kërkon me çdo kusht t’i japë fund eksperiencës me PSG dhe të kthehet te Barcelona.

Kështu shkruan në numrin e sotëm “El Mundo Deportivo”, që gjithsesi nuk e përjashton mundësinë që sulmuesi brazilian të transferohet te rivalët e Realit të Madridit. 27-vjeçari, pavarësisht mundësive që do t’i ofrojë merkatoja, shpreson që të zbarkojë edhe një herë në “Camp Nou”.

Neymar është penduar që shkoi te PSG (klubi parizien pagoi klauzolën e largimit 222 milionë euro) dhe po vazhdon t’i dërgojë mesazhe afrimi klubit katalan, për të bërë të mundur rikthimin në La Liga.

Drejtuesit e Barcelonës, gjithsesi, nuk kërkojnë të nxitohen, duke e analizuar me gjakftohtësi situatën.

Operacioni i mundshëm, që do ta rivishte brazilianin me ngjyrat “blaugrana” duket shumë i vështirë, pasi presidenti El Khelaifi nuk do të hiqte dorë kollaj nga “basti” i tij, për të fituar Championsin, edhe pse sezoni që sapo u mbyll rezultoi zhgënjim për kampionët e Francës.

Mbetet për t’u parë sesi do të vijojnë ngjarjet, pasi gjithçka vare edhe nga kërkesat që ka stafi teknik i Barcelonës.

Në dhomat e zhveshjes te klubi katalan Neymar do të kishte mbështetje të plotë nga miqtë e tij të vjetër, Messi e Suarez, me të cilët formoi tredhëmbëshin e famshëm që udhëhoqi Barcelonën drejt triumfit në Championsin në vitin 2015.

Etiketat

Ofertat e fundit