Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Challandes publikon listën e futbollistëve për ndeshjet e tetorit

01.10.2021

Dardanët ndeshjen e parë do ta luajnë si mysafirë të Suedisë në Solna, më 9 tetor, derisa ndeshjen e dytë e zhvillojnë më 12 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kundër Gjeorgjisë. Pjesë e listës është edhe futbollisti i Vitesses, Toni Domgjoni, por i cili ende është në pritje për të marrë lejen nga […]

Dardanët ndeshjen e parë do ta luajnë si mysafirë të Suedisë në Solna, më 9 tetor, derisa ndeshjen e dytë e zhvillojnë më 12 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kundër Gjeorgjisë.

Pjesë e listës është edhe futbollisti i Vitesses, Toni Domgjoni, por i cili ende është në pritje për të marrë lejen nga FIFA për t’u paraqitur në fanellën e Kosovës.

Dardanët fillojnë grumbullimin në hotel pas ndeshjeve të fundjavës me klubet e tyre, derisa stërvitjen e parë e zhvillojnë të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 19:00. Paraprakisht përzgjedhësi Challandes, të hënën, në orën 11:00, do të mbajë konferencë për media.

Lista e futbollistëve të ftuar:

Arjanet Muric – Adana Demirsport;
Mergim Vojvoda – Torinfo FC;
Betim Fazliji – FC ST. Gallen;
Florent Hadergjonaj – Kasimpasa;
Besar Halimi – Riga FC;
Florent Muslija – Hannover 96;
Bersant Celina – Ipswich Town FC;
Milot Rashica – Norwich City FC;
Visar Bekaj – KF Tirana;
Amir Rrahmani – SSC Napoli;
Mirlind Kryeziu – FC Zurich;
Lirim R Kastrati – Ujpest FC;
Herolind Shala – Erzurumspor;
*Toni Domgjoni – VSB Vitesse;
Zymer Bytyqi – Konyaspor;
Astrit Selmani – Hammarby IF;
Samir Ujkani – Empoli FC;
Fidan Aliti – FC Zurich;
David Domgjoni – FC Luzern;
Ibrahim Dresevic – FC Heerenveen;
Florian Loshaj – Cragovia FC;
Lirim M Kastrati – Legia Warsaw;
Elbasan Krasniqi – Clermont Foot 63;
Vedat Muriqi – SS Lazio.

Përzgjedhës: Bernard Challandes

*Toni Domgjoni është në pritje të kompletimit të lejes nga FIFA për ta ndërruar kombëtaren dhe për të luajtur për Kosovës.