Orari i ndeshjeve kualifikuese të Kosovës në tetor
27.09.2021
“Dardanët” më 9 tetor do të udhëtojnë në drejtim të skandinavisë për t’u përballur me Suedinë. Tri ditë më vonë, ekipi kombëtar i drejtuar nga Bernard Challandes do të jetë nikoqir i Gjeorgjisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kosova është në vendin e katërt në grup me vetëm katër pikë gjithsej. Ndryshe, këto ballafaqime […]
“Dardanët” më 9 tetor do të udhëtojnë në drejtim të skandinavisë për t’u përballur me Suedinë.
Tri ditë më vonë, ekipi kombëtar i drejtuar nga Bernard Challandes do të jetë nikoqir i Gjeorgjisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kosova është në vendin e katërt në grup me vetëm katër pikë gjithsej.
Ndryshe, këto ballafaqime janë në kuadër të Grupit B të kualifikimeve për “Katar 2022”.