Trajneri i Ballkanit: Të dyja ekipet nuk donin të bënin gabime dhe ishte një lojë e kalkuluar mirë
Dje janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 4-të në Superligën e Kosovës në futboll. Dy skuadrat e kreut të renditjes, Drita dhe Ballkani e kanë mbyllur duelin e tyre pa fitues dhe pa gola. Ndonëse të dyja skuadrat patën rastet e tyre për gol, asnjëra nuk arritën ta dërgojnë topin në rrjetën […]
Dje janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 4-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Dy skuadrat e kreut të renditjes, Drita dhe Ballkani e kanë mbyllur duelin e tyre pa fitues dhe pa gola.
Ndonëse të dyja skuadrat patën rastet e tyre për gol, asnjëra nuk arritën ta dërgojnë topin në rrjetën e portës kundërshtare.
Trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi është pajtuar me pikën e fituar në derbin kundër Dritës.
“Mendoj se dy ekipet e kishim studiuar mirë njëra tjetrën dhe për këtë arsye kishte pak raste gjatë ndeshje, Ndoshta, tifozët nuk janë të kënaqur me rezultatin, por duhet të jenë të kënaqur me lojën e treguar në fushë. Të dyja ekipet nuk donin të bënin gabime dhe ishte një lojë e kalkuluar mirë.
Ndoshta, në fillim të ndeshjes ishim paksa më të mirë, por pastaj patëm vështirësi dhe Drita kishte një dominim të lehtë. Në fund, mund të them se barazimi ishte epilog real. Mos të harrojmë që Drita ka ekip jashtëzakonisht të fortë”, tha Isufi.