Ballkani nis përgatitjet për sezonin e ri në Suharekë, sot luan miqësore ndaj KEK-ut
07.08.2021
FC Ballkani është kthyer në Suharekë nga Turqia, ku edhe zhvilloi fazën përgatitore për edicionin e ri. Skuadra në drejtim të Bekim Isufit ka vijuar me përgatitjet për sezonin e ri në Suharekë. Ditën e djeshme, ekipi ka kryer stërvitjen e parë, teksa një stërvitje ka kryer edhe paraditen e sotme. Skuadra po bën përgatitje […]
FC Ballkani është kthyer në Suharekë nga Turqia, ku edhe zhvilloi fazën përgatitore për edicionin e ri.
Skuadra në drejtim të Bekim Isufit ka vijuar me përgatitjet për sezonin e ri në Suharekë.
Ditën e djeshme, ekipi ka kryer stërvitjen e parë, teksa një stërvitje ka kryer edhe paraditen e sotme. Skuadra po bën përgatitje intensive për fillimin e kampionatit.
Pasditen e sotme është një ndeshje miqësore, ku skuadra jonë do të provojë forcën kundër KF KEK-ut.