Votimi përmes postës mbyllet nesër
Sot kemi hyrë në ditën e fundit të fushatës parazgjedhore ndërsa kemi hyrë në ditën e parafundit të votimit përmes postës. Ndërsa sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është bërë e ditur se fletëvotimet nga ky institucion duhet të pranohen më së largu me datën 5 tetor. Ndryshe votimi përmes postës ka filluar më 19 shtator […]
Foto: Ilustrim
Sot kemi hyrë në ditën e fundit të fushatës parazgjedhore ndërsa kemi hyrë në ditën e parafundit të votimit përmes postës.
Ndërsa sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është bërë e ditur se fletëvotimet nga ky institucion duhet të pranohen më së largu me datën 5 tetor.
Ndryshe votimi përmes postës ka filluar më 19 shtator dhe se i gjith procesi ka vazhduar si duhet.
Kujtojmë se nga 40 mijë e 313 aplikacione për të votuar përmes postës që janë pranuar dhe proceduar në KQZ, janë aprovuar 35 mijë e 87 aplikacione, ndërsa janë refuzuar 5 mijë e 226 aplikacione për shkak të mosplotësimit të kritereve të përcaktuara me ligj.
Gjithsesi, nga njohës të çështjeve ky është një numër i konsiderueshëm i votave të diasporës që mund të ndikojnë edhe në rezultat në rast se gara është e ngushtë.
Ndryshe sipas KQZ-së numri i atyre që kanë të drejtë vote në zgjedhjet e 6 tetorit është 1,937,868.
Ndërsa numri i fletëvotimeve të cilat do të shtypen do të jetë 1,801,800, kurse numri i personave të cilët janë larguar nga listat për të drejtë vote është 46 mijë e 917.