Veseli: Mos u përçani, të bashkuar jemi më të fortë

04.10.2019

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës njëherësh edhe kandidat për Kryeministër të Kosovës nga radhët e kësaj partie, Kadri Veseli u ka bërrë thirrje qytetarëve që të mos përçaheni sepse të bashkuar jemi më të fortë. Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë një tubimi me qytetarët e komunës së Fushë-Kosovës, ka […]

Veseli: Mos u përçani, të bashkuar jemi më të fortë Foto: Ilustrim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës njëherësh edhe kandidat për Kryeministër të Kosovës nga radhët e kësaj partie, Kadri Veseli u ka bërrë thirrje qytetarëve që të mos përçaheni sepse të bashkuar jemi më të fortë.

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë një tubimi me qytetarët e komunës së Fushë-Kosovës, ka thënë se sa më e fuqishme të jetë Kosova brenda, do të jetë më e fuqishme dhe e respektuar jashtë.

“Shumë shpresë dhe entuziazëm me Partinë Demokratike të Kosovës edhe në Fushë Kosovë”, ka shkruar Veseli në facebook.

Ai edhe njëherë është shprehur i bindur se partia që ai drejton do t’i fitojë zgjedhjet e 6 tetorit.

“Kjo është politika jonë më 6 tetor mos u përçani votoni më 6 tetor e keni 112 për ta votuar Partinë Demokratike  të Kosovës për ta votuar, urime suksese, fitore”, tha ai.

Në çdo fshat dhe qytet, duke iu bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës, qytetarët me hapa të sigurt po ecin drejt një të ardhmeje më të mirë, me mundësi më të shumta për të rinjtë dhe me perspektivë më të madhe në vendin tonë.

Bashkohuni dhe punoni për fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës, sepse kur fitojmë ne – fiton Kosova.

Votoni me përgjegjësi. Votoni për të ardhmen tuaj. Votoni Partinë Demokratike të Kosovës dhe numrin 112.

deneme bonusu veren siteler deneme bonusu veren siteler