Sot dita e tetë e fushatës parazgjedhore
Sot edhe zyrtarisht kemi hyrë në ditën e tetë të fushatës parazgjedhore, ku partitë politike do të vazhdojnë ti shpalosin programet e tyre qeverisëse para qytetarëve. Gjatë këtyre ditëve që kemi hyrë zyrtarisht në fushatën parazgjedhore, të gjitha partitë politike kanë prezantuar kandidatët për deputetë nga radhët e këtyre partive. Fushata e nisur tetë ditë […]
Sot edhe zyrtarisht kemi hyrë në ditën e tetë të fushatës parazgjedhore, ku partitë politike do të vazhdojnë ti shpalosin programet e tyre qeverisëse para qytetarëve.
Gjatë këtyre ditëve që kemi hyrë zyrtarisht në fushatën parazgjedhore, të gjitha partitë politike kanë prezantuar kandidatët për deputetë nga radhët e këtyre partive.
Fushata e nisur tetë ditë më parë dhe përfundon më 4 tetor, ndërsa data 5 tetor është heshtje zgjedhore e cila zgjatë deri në mbylljen e qendrave të votimit të dielën në mbrëmje.
Ndryshe sipas KQZ-së numri i atyre që kanë të drejtë vote në zgjedhjet e 6 tetorit është 1,937,868.
Ndërsa numri i fletëvotimeve të cilat do të shtypen do të jetë 1,801,800, kurse numri i personave të cilët janë larguar nga listat për të drejtë vote është 46 mijë e 917.
Gjatë 10 ditëve të fushatës zgjedhore, nga subjektet politike kërkohet që të zhvillojnë fushatë të qetë.
Ndërkohë koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim (DnV)”, ka bërë të ditur se në këto tubime kanë marrur pjesë rreth 83 mijë qytetarë.