Reçica: Nisma është gati
Ministri në detyrë nga Nisma Socialdemokrate, Skender Reçica, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Nisma është e gatshme për zgjedhje. “Ne jemi gati, për dinjitet, mirëqenie, punësim, siguri dhe shëndet në punë, për pensione dinjitoze, e mbrojtje sociale. Nisma+10″, ka shkruar Reçica. Më poshtë mund ta lexoni statusin e tij të […]
Foto: Ilustrim
Ministri në detyrë nga Nisma Socialdemokrate, Skender Reçica, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Nisma është e gatshme për zgjedhje.
“Ne jemi gati, për dinjitet, mirëqenie, punësim, siguri dhe shëndet në punë, për pensione dinjitoze, e mbrojtje sociale. Nisma+10″, ka shkruar Reçica.
Më poshtë mund ta lexoni statusin e tij të plotë:
Parimet dhe vlerat socialdemokrate janë garancë e mirëqenies së qytetarëve dhe NISMA Socialdemokrate është duke u dëshmuar çdo ditë e më shumë, çdo herë e më fuqishëm, si bartëse e këtyre vlerave dhe parimeve e në veçanti, përgjatë këtyre dy viteve pjesë e Qeverisë.
Kosova është në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe NISMA Socialdemokrate po futet në këtë proces më e fortë se asnjëherë më parë.
Ndihemi komod dhe do të jemi forca e vetme përcaktuese e qeverisë së ardhshme. Po shohim një interesim të madh të qytetarëve për tu rreshtuar krah forcës sonë, po shohim poashtu një interesim të subjekteve që të na bashkohen drejt fitores së madhe. Një Qeveri në ardhje e drejtuar nga z.Fatmir Limaj, është kërkesë dhe shpresë për qytetarët.
