Kur e mora postin veç kishin filluar punimet për copëtimin e Kosovës

07.09.2019

Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me Kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmeti kanë organizuar një tubim për zyrtarizimin e kandidaturës së Ramush Haradinajt nga koalicioni AAK-PSD. Ramush Haradinaj tha se: “Me marrjen e pushtetit në shtator të vitit 2017, atëkohë një dialog veç punonte për me e coptu Kosovën”. […]

Kur e mora postin veç kishin filluar punimet për copëtimin e Kosovës Foto: Ilustrim

Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me Kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmeti kanë organizuar një tubim për zyrtarizimin e kandidaturës së Ramush Haradinajt nga koalicioni AAK-PSD.

Ramush Haradinaj tha se: “Me marrjen e pushtetit në shtator të vitit 2017, atëkohë një dialog veç punonte për me e coptu Kosovën”.

Por Haradinaj ndër të tjera ai ka treguar edhe sukseset e qeverisë të cilën ai e drejtoi.

Po ashtu ai tha: “Në shtatorin e 2017’së, Kosova ishte në terr atëherë kur po hynim në dimër. Kosova nuk e kish ushtrinë e vet, Kosova nuk e kish Trepçën, pasuritë e tjera të Kosovës nuk ishin tonat”.

Haradinaj gjithashtu nuk e la pa e përmendur edhe taksën.

“Deri në atë kohë ne kemi punuar për ekonominë e Serbisë, taksa 100% ka qenë e nevojshme, ajo është sovranitet dhe duhet të mbetet deri në njohje”, ka thënë Haradinaj.

deneme bonusu veren siteler deneme bonusu veren siteler