Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tregon si të votohet përmes postës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar qytetarët se si të votohet përmes postës në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit. “Për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, votuesi mund të votojë vetëm për një Subjekt Politik të renditur në anën e majtë të Fletëvotimit, ndërsa në anën e djathtë mund të votojë deri […]
Foto: Ilustrim
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar qytetarët se si të votohet përmes postës në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.
“Për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, votuesi mund të votojë vetëm për një Subjekt Politik të renditur në anën e majtë të Fletëvotimit, ndërsa në anën e djathtë mund të votojë deri në pesë kandidatë nga ai subjekt politik.
Në ueb-faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org te linku “Votimi Përmes Postës”, mund të gjeni fletëvotimin dhe broshurën që përmban kandidatët e secilit subjekt politik.
Kthimi i pakos së fletëvotimit;
Fletëvotimin për Kuvendin e Kosovës të plotësuar vendoseni në një zarf të pashënuar dhe mbylleni. Kjo do të ruajë fshehtësinë e votës suaj.
Zarfin e pashënuar dhe kopjen e një dokumenti identifikues të vlefshëm vendoseni në zarfin e kthimit, në të cilin e shënoni adresën postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”,thuhet në njoftim.
Fletëvotimi duhet të pranohet nga KQZ-ja më së largu deri më 5 tetor 2019.
Adresa e plotë e KQZ-së është:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Republika e Kosovës, Votimi Jashtë Kosovës, Posta nr. 6, Kutia 351, 10 000 Prishtinë, Kosovë.