Edhe një aderim në AAK

03.09.2019

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, i është bashkuar Labinot Bislimi, i diplomuar për Shkenca politike dhe juridik në Francë, ku edhe punon si asistent social e analist politik. Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj tha se Bislimi rrjedh nga një familje e dëshmuar atdhetare. “Eksperienca ndërkombëtare në […]

Edhe një aderim në AAK Foto: Ilustrim

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, i është bashkuar Labinot Bislimi, i diplomuar për Shkenca politike dhe juridik në Francë, ku edhe punon si asistent social e analist politik.

Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj tha se Bislimi rrjedh nga një familje e dëshmuar atdhetare.

“Eksperienca ndërkombëtare në edukim është vlerë për shoqërinë dhe vendin tonë. I nderuar që sot Aleancës iu bashkua Labinot Bislimi, i diplomuar për Shkenca politike dhe juridik në Francë, ku edhe punon si asistent social e analist politik, i cili rrjedh nga një familje e dëshmuar atdhetare. Përvoja dhe ekspertiza e të rinjve tanë profesionistë është vlerë e shtuar në rrugëtimin e Aleancës, për Kosovën 100% shtet”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

deneme bonusu veren siteler deneme bonusu veren siteler