Tërhiqet shorti në KQZ, kështu janë renditur partitë në fletëvotim

17.09.2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka organizuar tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 6 tetor 2019, e cila ka filluar nga ora 16:00. Në këtë short e cila u tërheq në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) […]

Foto: Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka organizuar tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 6 tetor 2019, e cila ka filluar nga ora 16:00.

Në këtë short e cila u tërheq në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) janë përcaktuar numrat e subjekteve politike që do t’i bartin në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 6 tetor.

Kujtojmë se tani dihen edhe numrat e subjekteve politike si dhe numrat e kandidatëve për deputet nga të gjitha partitë si dhe më 25 shtator fillon zyrtarisht fushata zgjedhore e cila do të zgjasë 10 ditë.

Më poshtë lista e plotë dhe numrat e partive në këto zgjedhje:

Partia e Ashkalinjëve për Integrim kanë numrin 113

Partia Demokratike e Kosovës kanë numrin 112

PZG kanë numrin 117

Partia Liberale Egjiptiane 111

KNRP kanë numrin 130

Koalicioni AAK-PSD kanë numrin 119

Kandidat i pavarur Esmir Kasi kanë numrin 132

Partia Euroatlantike e Kosovës kanë numrin 129

GIG kanë numrin 133

JGP kanë numrin 123

Partia FJALA kanë numrin 125

Koalicija VAKAT kanë numrin 124

PKS kanë numrin 115

Lista Serbe kanë numrin 135

Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës kanë numrin 131

Lëvizja Vetëvendosje kanë numrin 126

NISMA-AKR-PD kanë numrin 122

SDA kanë numrin 114

KDTP kanë numrin 127

Partia Rome e Bashkuar e Kosovës kanë numrin 128

Lidhja Demokratike e Kosovës kanë numrin 134

SLS kanë numrin 121

SLOBODA kanë numrin 120

NDS kanë numrin 118

Partia Demokratike e Ashkalinjëve të Kosovës 116.