15.09.2019, 13:12

Limaj: Ka ardhur koha unë me Nismën të qeverisim Kosovën

Zhvillimi i bujqësisë, paketa sociale, sigurimet shëndetësore, reformat ne drejtësi vazhdimi  fuqizimi i prodhimeve vendore, diaspora janë pesë prioritetet në qeverisjen e koalicionit Nisma-AKR-PD.

Kandidati për kryeministër nga ky koalicion, Fatmir Limaj, në takimin që ka pasur me strukturat e partisës tij në Ferizaj, tha se është koha që Nisma të marrë drejtimin e shtetit të Kosovës.

“Bujqësia do të jetë prioriteti kryesor i angazhimit tonë në qeveri nën udhëheqjen time. Ne besojmë se investimi i fuqishëm në bujqësi, ndryshimi i mënyrës së atyre granteve dhe subvencioneve, zonimi i Kosovës në bujqësi do ta hap një perspektivë krejt tjetër për buxhetin komunal dhe buxhetin qendror. Kosova si një vend agrar ka potencial të jashtëzakonshëm të pashfrytëzuar për ta rikthyer në një vend, ku mund të bëhet eksportuesi më i madh i prodhimeve bujqësore, nga ku do të hapeshin vende të reja të punës…Prioriteti ynë i dytë do të jetë paketa sociale, Nisma tani mëështë zëdhënëse e njerëzve që kanë nevojë. Nisma është kthyer në shpresën dhe zërin e qindra njerëzve që nuk kanë zë dhe nuk flet për ta”, tha ai.

Limaj teksa foli për reformën në drejtësi, tha se askush sikur ai nuk e di çka do të thotë të përballesh me padrejtësi. Limaj tha se prioritet e kanë edhe diasporën, që sipas tij deri më tash është lënë anash, por kjo sipas tij do të përfundojë me ardhjen e tij në krye të qeverisë së vendit.

Ai edhe një herë u ka bërë thirrje kandidatëve nga partitë e tjera që të përballen në një debat, ku ai tha se duhet ta dinë qytetarët se kë do ta votojnë. Limaj tha se i respekton të gjithë kandidatët për kryeministër, por vlerësoi se ata nuk janë të gatshëm për ta marrë këtë përgjegjësi.

Limaj në Ferizaj tha se është koha që ai me Nismën të udhëheqë Kosovën. Ai tha se nëse të gjitha kandidatët përballen në një debat është i bindur se ai do të fitojë.

“Nuk mundesh ti me dal kryeministër e me thënë votomëni mua e të tjerët ta thyejnë qafën, allahile. E Kosova a e then qafën qashtu me ty. A e din çka do të thotë, a e din çfarë luksi me ia besua detyrën e kryeministrit një njeriu që punën e parë publike e merr e bëhet kryeministër, bënë të bëhet ndonjë referent, po qysh punën e parëkryeministër. Ku e ka atë luks Kosova me lejua një gjë të tillë. A e dinëçfarë telashe e presin vendin tonë, a dinëçka do të thotë një vendim shtetëror, a dinëçfarë tema na presin në bisedime. Do e provuan po nuk mujten, e lanë në gjysmë, u quan në mëngjes dhe tha ika”, tha Limaj.

Limaj tha se ka refuzuar postin e kryeministrit disa herë pasi që nuk e kishte ndjerë vetën të gatshme, por që tash ai tha se është i gatshëm për ta drejtuar vendin.

Sekretari i Nismës, Bilall Sherifi tha se është koha që Fatmir Limaj të jetë kryeministër i Kosovës.

“Nuk kemi kohë të humbim, kjo qeveri do të jetë qeveri e vendimeve jashtëzakonisht të rëndësishme. Prandaj, na nevojiten njerëz të vendosur, jo njerëz që e lajnë në gjysmë punën të cilën ua ke ngarkuar, jo njerëz që e marrin një parti të madhe dhe e bëjnë të vogël dhe jo njerëz që nuk janë provuar kurrë. Pra, le t’ia japim besimin njeriut qëështë provuar, që ka themeluar një parti dhe çdo ditë po e rrit, kështu do të vazhdojmë ta forcojmë Kosovën”, tha ai.

Ai shtoi se Fatmir Limajështë gati për të marrë udhëheqjen e shtetit të Kosovës.

Kryetari i degës së Nismës në Ferizaj Besnik Berisha, tha se në këtë qytet vota për Fatmir Limajnështë trefishuar.

“Z.Limaj vota për juve dhe për subjektin në Ferizaj është trefishuar prej zgjedhjeve të kaluara. Ne me të gjitha strukturat e degës këtu kemi vendosur që ta arrijmë kuotën prej 5 mijë votave në Ferizaj. Programi ynë qeverisës është pakoja sociale, zhvillimi ekonomik, bujqësia”, tha ai.

Ai tha se kandidatët nga dega e Nismës në Ferizaj për deputet janë vlerë e shtuar e Nismës.

Kandidatët për deputet të koalicionit Nisma-AKR-PD nga Ferizaj janë Besnik Berisha, AliHalimi, Bajram Tahiri dhe Agnesa Hajredini.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.