KQZ-ja de-certifikon tre kandidatë për deputetë të dy partive

16.09.2019

Është mbajtur mbledhja e radhës nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ku në këtë mbledhje është marrur vendim për disa de-certifikime të kandidatëve për deputetë. De-certifikimi i kandidatëve për deputetë është bërë për tre kandidatë nga Partia Euroatlantike dhe një të partisë Fjala. Drejtori Ekzekutiv i Zyrës për Regjistrimit të Subjekteve Politike, Yll Buleshkaj ka […]

KQZ-ja de-certifikon tre kandidatë për deputetë të dy partive Foto: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)

Është mbajtur mbledhja e radhës nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ku në këtë mbledhje është marrur vendim për disa de-certifikime të kandidatëve për deputetë.

De-certifikimi i kandidatëve për deputetë është bërë për tre kandidatë nga Partia Euroatlantike dhe një të partisë Fjala.

Drejtori Ekzekutiv i Zyrës për Regjistrimit të Subjekteve Politike, Yll Buleshkaj ka njoftuar se është miratuar vendimi i PZAP-së për de-certifikimin e katër kandidatëve për deputetë.

“Tre kandidat nga partia politik Euroatlantike, të cilët kanë paraqitur kërkesë nga PZAP për t’u larguar për çështje personale. Zyra i ka shqyrtuar këto vendime të PZAP-it”, njofton KlanKosova.

Po ashtu Yll Buleshkaj ka njoftua se: “Një kandidate Nita Hetemi e partisë Fjala. PZAP-ja ka pranuar kërkesën e saj për de-certifikim. Tre persona që janë larguar nga lista është ndryshuar edhe radhitja prej 44 në 41”.