Hoxhaj dhe Vataj vazhdojnë takimet me qytetarë

14.09.2019

Zëvendëskryeminstri në detyrë dhe njëherit kandidati për deputet nga radhët e PDK-së i shoqëruar nga kryetari i degës së PDK-së në Suharekë, Ramë Vataj dhe anëtarët të PDK-së, kanë vazhduar edhe sot takimet me qytetarët. Takimet e tyre i kanë zhvilluar në dy fshatrat e Komunës së Suharekës, në fshatin Leshan dhe Budakovë. Me banorët […]

Hoxhaj dhe Vataj vazhdojnë takimet me qytetarë Foto: Ilustrim

Zëvendëskryeminstri në detyrë dhe njëherit kandidati për deputet nga radhët e PDK-së i shoqëruar nga kryetari i degës së PDK-së në Suharekë, Ramë Vataj dhe anëtarët të PDK-së, kanë vazhduar edhe sot takimet me qytetarët.

Takimet e tyre i kanë zhvilluar në dy fshatrat e Komunës së Suharekës, në fshatin Leshan dhe Budakovë.

Me banorët e këtyre dy fshatrave ata kanë biseduar për shtetin dhe misionin e Kadri Veselit për ndërtimin e së ardhmes, për luftën e tij kundër korrupsionit dhe nepotizimit, përmes të cilës garantohet barazia dhe zhvillimi i vendit.

Kujtojmë se Hoxhaj dhe Vataj janë kandidatë për deputetë nga Komuna e Suharekës në radhët e PDK-së.