Dobërdelani i PDK-së, ka qenë dhe do të jetë edhe më 6 tetor

04.10.2019

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dega Suharekë njëherish edhe kandidat për deputet nga radhët e kësaj partie, Ramë Vataj ka takuar banorët e fshatit Doberdelan ku diskutuan për çështje të ndryshme. Ramë Vataj së bashku me banorët e këtij fshati diskutuan për platëformen e PDK-së dhe misionin e saj, për qytetarin dhe shtetin. Ai […]

Dobërdelani i PDK-së, ka qenë dhe do të jetë edhe më 6 tetor Foto: Ilustrim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dega Suharekë njëherish edhe kandidat për deputet nga radhët e kësaj partie, Ramë Vataj ka takuar banorët e fshatit Doberdelan ku diskutuan për çështje të ndryshme.

Ramë Vataj së bashku me banorët e këtij fshati diskutuan për platëformen e PDK-së dhe misionin e saj, për qytetarin dhe shtetin.

Ai bëri të ditur se gjatë bashkëbisedimit me të pranishmit, e ka kuptuar që ky fshat është i vendosur për Kadri Veselin Kryeministër.

Po ashtu Vataj tha se Dobërdelani i PDK-së, ka qenë dhe do të jetë edhe më 6 tetor. Vota e tyre për ty dhe shteti, për Kadri Veselin Kryeministër.

Kujtojmë se Partia Demokratike e Kosovës e ka synim luftën e korrupsionit dhe nepotizmit dukuri e cila është e pranishme mjaft shumë në Kosovë.

Në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, Partia Demokratike e Kosovës garon me numrin 112 ndërsa kandidati për deputet nga radhët e kësaj partie, Ramë Vataj garon me numrin 38.