Gripshi shpëton Ballkanin, s’ka fitues në Gjilan dhe Prizren

20.04.2024

Kanë përfunduar tri ndeshjet e para të javës së 30-të në elitën e futbollit tonë.

Gripshi shpëton Ballkanin, s’ka fitues në Gjilan dhe Prizren Foto: Ilustrim

Ballkani dhe Drita kanë ndarë pikët në derbin e kësaj fundjavë, duke luajtur baras 2-2.

Dueli mes Ballkanit dhe Dritës, ka dhënë një lojë interesante, derisa katër golat erdhën në pjesën e dytë të kësaj sfidë.

Fillimisht Blerim Krasniqi (51’), zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Dritën në epërsi prej 0-1.

Nuk vonoi shumë së nikoqirët përmes Halilit (54’), barazuan shifrat në 1-1. Ndërsa Huruglica (89’), më një gol të bukur kalojë për të dytën herë gjilanasit në epërsi prej 1-2.

Krejt në fund të kësaj supersfidë, ishte Gripishi, i cili shpëtoi Ballkanin nga humbja duke barazua shifrat në 2-2, rezultat më të cilin edhe u mbyll kjo ndeshje.

Ballkani mbetet në krye të tabelës me 60 pikë, i ndjekur nga Drita me dy pikë më pak.

Ndërkohë edhe dy ndeshjet tjera të ditës së sotëm janë mbyllur baras.

Gjilani dhe Feronikeli 74’ luajtën baras 1-1, derisa takimi mes Lirisë dhe Dukagjinit u mbyll pa gola.