Golden Eagle Ylli firmos me trajnerin Fotis Takianos në 50-vjetorin e klubit

28.06.2025

Klubi i basketbollit Golden Eagle Ylli ka shënuar një moment të rëndësishëm në historinë e tij, duke festuar 50-vjetorin e themelimit të tij.

Golden Eagle Ylli firmos me trajnerin Fotis Takianos në 50-vjetorin e klubit Foto: Ilustrim

Ky jubile është një reflektim i punës dhe përkushtimit të palodhshëm që ka shoqëruar klubin përgjatë dekadave, ndërsa ky moment i veçantë sjell gjithashtu një vizion të ri për të ardhmen.

Në këtë përvjetor të rëndësishëm, klubi i basketbollit ka bërë një hap të ri dhe ka prezantuar trajnerin e ri, Fotis Takianos, një emër tashmë të njohur në arenën e basketbollit të Kosovës. Ky ndryshim i pritur pritet të sjellë energji dhe vizion të ri për ekipin, ndërsa klubi shpreh besimin se me përkushtimin e trajnerit dhe mbështetjen e tifozëve, do të arrijnë suksese të reja në vitet që vijnë.

“Golden Eagle Ylli – 50 Vjet Histori dhe Një Fillim i Ri. Puna, përkushtimi dhe mbështetja e komunitetit na kanë sjellë në një pikë krenarie dhe reflektimi – por edhe vizioni për të ardhmen,” – ka shkruar klubi në faqen e tij të Facebook.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More