Modelet iPhone 13 i rezistojnë më shumë humbjes së vlerës krahasuar me ata Android

14.12.2021

Pixel 6, smartfoni i Google lançuar dy muaj pas linjën së iPhone 13 dhe që konsiderohet si konkurrenti lider Android nga iPhone humbet vlerën shumë më shpejtë sesa ky i fundit. Në muajin e parë nga debutimi, të gjitha modelet e iPhone 13 humbën 24.9% të vlerës së tyre. Nga ana tjetër modelet Pixel 6 […]

Modelet iPhone 13 i rezistojnë më shumë humbjes së vlerës krahasuar me ata Android Foto: Ilustrim

Pixel 6, smartfoni i Google lançuar dy muaj pas linjën së iPhone 13 dhe që konsiderohet si konkurrenti lider Android nga iPhone humbet vlerën shumë më shpejtë sesa ky i fundit.

Në muajin e parë nga debutimi, të gjitha modelet e iPhone 13 humbën 24.9% të vlerës së tyre. Nga ana tjetër modelet Pixel 6 humbën 42.6% të vlerës mesatarisht.

Që atëherë iPhone 13 ka rifituar një pjesë të vlerës prej 3.1% ndërsa në tërësi modelet iPhone 13 ruajnë vlerën shumë të mirë duke reduktuar ndjeshëm humbjet e konsumatorëve që duan të shesin telefonët e rinj.

Nga të gjithë modelet Pixel 6, variant bazik 128GB Pixel 6 humbi më pak vlerë prej vetëm 36.6% por më shumë krahasuar me iPhone 13 mini 128GB që humbi vetëm 28.6% të vlerës.

Në mbarë industrinë e smartfonëve, ritmet e humbjes së vlerës së iPhone janë shumë më të ulëta. Raportin e plotë sesi smartfonët mbajnë vlerën e tyre e gjeni në këtë lidhje. /PCWorld Albanian