Meta anulon planet për një orë inteligjente

Prototipi kishte dy kamera ndërsa përflitet se edhe Apple ka eksperimentuar me një gjë të tillë.

Meta anulon planet për një orë inteligjente

Segmentit të orëve inteligjente mund ti shtohet konkurrenca me një lojtar të ri madhor. Sipas një raporti të Bloomberg, kompania mëmë e Facebook, Meta, ka ndërprerë zhvillimin e një ore inteligjente me dy kamera në favor të një veshje tjetër teknologjike.

Ishte planifikuar që kjo orë të debutonte në Pranverën e 2023 me një çmim rreth 350 dollarë duke e bërë orën më të shtrenjtë Android në treg. Pajisja ishte prej dy vitesh në zhvillim dhe dizajnuar me tiparet e një ore inteligjente si komunikim me tekst, gjurmim i aktivitetit, muzikë dhe thuajse çdo gjë që mund të bëni sot me orët Android dhe Apple.


Prototipi kishte dy kamera ndërsa përflitet se edhe Apple ka eksperimentuar me një gjë të tillë. Një kamër prej 5-megapiksel ishte poshtë ekranit dhe një tjetër 12-megapiksel në pjesën e pasme ngjitur me rripin.

Ideja ishte që përdoruesit mjafton të rrotullonin dorën për të shkrepur një foto në momentin e duhur në vend që të luftonin me smartfonin për ta hapur sa më parë dhe kapur momentin.

Kamera thuhet se shkaktoi probleme me përkthimin e sinjaleve të nervave në komanda dixhitale. Kjo sepse Meta ishte duke eksperimentuar me përdorimin e orës si një kontroller dhe shfrytëzonte si një koncept metaverse.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë