Bitcoin në nivelin më të ulët të 6 muajve të fundit
Bitcoin ra në nivelin më të ulët të tre muajve të fundit ditën e Enjte nisur edhe nga ndërprerja e internetit në Kazakistan, qendra më e madhe në botë e gërmimit të kriptomonedhave. Çmimi i bitcoin ishte 41,222 dollarë duke prekur nivelin më të ulët që prej 29 Shtatorit sipas të dhënave të CoinMetrics. Kriptomonedha […]
Bitcoin ra në nivelin më të ulët të tre muajve të fundit ditën e Enjte nisur edhe nga ndërprerja e internetit në Kazakistan, qendra më e madhe në botë e gërmimit të kriptomonedhave.
Çmimi i bitcoin ishte 41,222 dollarë duke prekur nivelin më të ulët që prej 29 Shtatorit sipas të dhënave të CoinMetrics.
Kriptomonedha më e madhe në botë filloi rënien këtë javë nën presionin e Rezervës Federale Amerikane.
Monedhat e tjera shënuan rënie si ethereum me 2.3% dhe solana me 4.7%. Në këtë rënie ka kontribuar edhe lëvizja e presidentit të Kazakistanit për të fikur internetin përballë protestave të dhunshme kundër qeverisë.
18% e përpunimit në rrjetin e bitcoin bëhet në Afganistan. Mbyllja e internetit nxori offline 15% të rrjetit sipas disa përllogaritjeve. /PCWorld Albanian