Shkencëtarët thonë se meshkujt e rinj humbin peshë më lehtë, ndërsa e kundërta është për femrat

29.04.2023

Sipas shkencëtarëve, dietat janë më të suksesshme për gratë pas menopauzës Studimi tregoi se gratë mbi 45 vjeç, të cilat reduktuan kaloritë për një muaj, arritën të humbnin rreth 10 për qind të yndyrës trupore, ndërsa gratë më të reja në të njëjtën dietë humbën rreth 8 për qind të yndyrës trupore. Fatkeqësisht për gratë […]

Shkencëtarët thonë se meshkujt e rinj humbin peshë më lehtë, ndërsa e kundërta është për femrat Foto: Ilustrim

Sipas shkencëtarëve, dietat janë më të suksesshme për gratë pas menopauzës

Studimi tregoi se gratë mbi 45 vjeç, të cilat reduktuan kaloritë për një muaj, arritën të humbnin rreth 10 për qind të yndyrës trupore, ndërsa gratë më të reja në të njëjtën dietë humbën rreth 8 për qind të yndyrës trupore.

Fatkeqësisht për gratë më të reja të cilat provojnë të humbin peshë, është zbuluar që meshkujt nën 45 vjeç humbin më shumë yndyrë se femrat kur reduktojnë kaloritë.

Dallimi midis gjinive u zhduk pas kësaj moshe (45 vjeç), kur gratë ose po afroheshin ose po kalonin menopauzë.

Studiuesit besojnë se kanë prova shtesë, nga eksperimentet në minj, se humbja e yndyrës është më e lehtë për gratë e moshuara.

Minjtë femra më të rinj ruajnë më shumë yndyrë dhe djegin më pak se meshkujt në dietë, ndoshta sepse yndyra është e rëndësishme për fertilitetin dhe lindjen e fëmijëve.

Kjo tregon se femrat e kanë më të lehtë të heqin qafe peshën e tepërt pas periudhës riprodhuese.

Dr William Cawthorne, i cili drejtoi studimin nga Universiteti i Edinburgut, tha se “këto rezultate janë një lajm i mirë për gratë që mund të kenë luftuar me dietën në një moshë më të re, pasi sugjeron që rezultatet mund të përmirësohen me moshën”.

“Është një nxitje e mirë për të mos u dorëzuar”, thotë doktori dhe shton se “marrja e reduktuar e kalorive ka shumë përfitime shëndetësore dhe mund të ndihmojë një person të plaket më shëndetshëm”.

Ai thotë se disa hulumtime të mëparshme kanë treguar se efektiviteti i këtyre dietave mund të ndryshojë midis burrave dhe grave.

Studiuesit planifikojnë të bëjnë më shumë për të kuptuar pse ndodh kjo, por besojnë se dietat janë më pak efektive për meshkujt e moshuar, gjë që mund të shpjegojë pjesërisht prevalencën e “barkut të birrës”.

Ndërkohë, gratë, nivelet e estrogjenit të të cilave zakonisht bien nga mosha 45 vjeç, mund të humbasin më shumë yndyrë kur nuk nevojiten për të mbështetur një shtatzëni të mundshme, raporton Daily Mail.

Studimi është publikuar në revistën “eLife”.