Për nder të 8 MARSIT, 8 DITË radhazi, tumor marker i gjirit për vetëm 8 EURO

06.03.2022

Përtej simbolikës të blerjes së dhuratave për nënat e gratë, kjo ditë shënon edhe rrugëtimin e grave dhe luftën e tyre për barazi gjinore e për të drejta njerëzore. E duke i marrë parasysh këto, Laboratori “RIOLAB” ka sjell ofertën më të veçantë për të gjitha gratë ambicioze e luftëtare duke ofruar analiza të tumor […]

Për nder të 8 MARSIT, 8 DITË radhazi, tumor marker i gjirit për vetëm 8 EURO Foto: Ilustrim

Përtej simbolikës të blerjes së dhuratave për nënat e gratë, kjo ditë shënon edhe rrugëtimin e grave dhe luftën e tyre për barazi gjinore e për të drejta njerëzore.

E duke i marrë parasysh këto, Laboratori “RIOLAB” ka sjell ofertën më të veçantë për të gjitha gratë ambicioze e luftëtare duke ofruar analiza të tumor markerit të gjirit 8 DITË radhazi, për vetëm 8 EURO.

Çka është tumor markeri i gjirit

Ky tumor marker ka rëndësinë më të madhe në kontrollin e pacientëve gra me kancer të gjirit (sepse vlerat e rritura ose të ulëta lidhen me progresin, pra regresionin e sëmundjes). Vlera është në një masë të madhe lidhur me aktivitetin e sëmundjes dhe mund të përdoret për të dalluar atë nga sëmundjet e gjirit.

Studime të mëtejshme kanë treguar se nivelet më të larta të CA 15-3 në pacientët gra që rrezikohen në përsëritjen e kancerit të gjirit pas terapisë primare, mund të jenë tregues të përsëritjes së sëmundjes, madje edhe para se sëmundja të zbulohet klinikisht. Rritja e niveleve të CA 15-3 mund të ndodhë me njerëz që nuk kanë një sëmundje malinje siç janë cirroza, hepatiti, sëmundjet autoimune dhe sëmundjet e ovarës dhe gjirit. Nivelet e CA 15-3 mund të rriten në disa sëmundje të tjera malinje, p.sh. mushkërive, zorrës së trashë, mëlçisë , vezoreve, qafës së mitrës dhe endometriumit. Testimi i CA 15-3 nuk rekomandohet si provë për zbulimin e kancerit, por vetëm si një parametër për monitorimin e pacientëve me kancer të gjirit.

Markerët e tumorit zakonisht përcaktohen në mostrat e gjakut, urinës ose indeve duke përdorur metoda të ndryshme laboratorike.

Markerët tumor duhet të përcaktohen kur një person është i shëndetshëm. Secili person ka vlerën e tij standarde (bazë ose fillestare) për secilin marker tumor veç e veç.

Për informata më të detajuara:
Adresa: Laboratori “RIOLAB” Rr. Luigj Gurakuqi në Suharekë
Tel. 044 400 707
Facebook: Laboratori “RIOLAB”
Instagram: laboratori__riolab

*Artikull i sponzorizuar