Mjafton një kivi për nevoja ditore të vitaminës C – Mësoni se çfarë superfuqish ka 

  • 12.11.2022
Mjafton një kivi për nevoja ditore të vitaminës C – Mësoni se çfarë superfuqish ka 

Kivi është një frut që na pëlqen ta shijojmë në ditët e vjeshtës, është jashtëzakonisht i shëndetshëm, plot vitaminë C dhe ka veti të shkëlqyera për organizmin

Ky superfrut ka shumë antioksidantë, lavonoide, fitonutrientë dhe është një burim i mirë i fibrave. Është i pasur me vitaminë E, përmban kalcium, krom, bakër, hekur, magnez, kalium, zink. Ka më pak kripë se bananet.

Lëvorja e kivit është zakonisht e gjelbër për shkak të pranisë së klorofilit, megjithëse ka edhe specie me ngjyrë të verdhë, kuqe ose vjollcë. Çdo frut përmban deri në 1500 fara të vogla, të zeza dhe të ngrënshme. Falë vendndodhjeve të ndryshme të rritjes, kivit nuk kanë sezonalitet në kultivimin e tyre.


Ngrënia e tij është një aktivitet thelbësor i përditshëm për të mbajtur trupin gjithmonë funksional.

Përdoreni me kujdes

Këto janë udhëzimet interesante të cilat duhet t’i ndiqni:

• kivin kurrë mos e shtoni në kremra me xhelatinë, sepse enzima e fuqishme aktinidinë zbërthen një spektër të gjerë albuminash, duke përfshirë edhe xhelatinën dhe nuk lejon që kremi të ngurtësohet;

• mos e përdorni në recetat të cilat përmbajnë qumësht dhe produkte qumështi, sepse do të prishë strukturën krematoze të ushqimit;

• nëse kivin më parë e zieni, do të pengoni veprimet e sipërmendura në xhelatinë dhe kazeinë qumështi, por meqenëse kivi kur zihet humb ngjyrën dhe teksturën specifike, rezultati do të jetë më pak joshës estetikisht;

• kivi i papërpunuar përmban kristale të oksalatit të kalciumit që nuk janë të tretshme, prandaj mos shtoni sasi të mëdha kivi në smoothie dhe lëngje të freskëta, sepse oksalatet mund të irritojnë zgavrën e gojës, fytin dhe sistemin tretës.

Superfuqi e gjelbër:

• përmban sasi të mëdha fibrash, andaj në ndërprerjen e kapsllëkut akut është më i efektshëm se kumbullat e thata dhe farat e lirit;

• për shkak të pranisë së enzimës aktuale aktinidium, kivi zbut të gjitha llojet e mishit, prandaj mund ta përdorni në marinada;

• Një kivi në ditë më së shpeshti do të plotësojë nevojat tuaja ditore me marrjen e vitaminës C.

• lëvorja e kivit është gjithashtu e ngrënshme dhe përmban edhe më shumë antioksidantë se vetë fruti! Prandaj, blini kivi organik dhe mos e qëroni, por thjesht hiqni qimet e sipërfaqes me thikë përpara se ta konsumoni;

• kivi përmban acid folik, ndaj është veçanërisht e dobishme të hahet rregullisht gjatë shtatzënisë. /Telegrafi/

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë