Nga parandalimi i sëmundjeve të zemrës tek astma, përfitimet nga konsumi i shalqirit

21.06.2022

Kultivimi i tij daton që nga mileniumi i II-të në Egjipt dhe që nga shekulli i X-të në Indi dhe Kinë. Më vonë u kultivua edhe në Europen Jugore ku edhe sot e kësaj dite është një nga frutat më të pëlqyer në këto vende. Shalqiri është i pasur me vitamin A dhe C. Është gjithashtu i mbushur me ujë dhe lëndë ushqyese, […]

Nga parandalimi i sëmundjeve të zemrës tek astma, përfitimet nga konsumi i shalqirit Foto: Slices of fresh watermelon

Kultivimi i tij daton që nga mileniumi i II-të në Egjipt dhe që nga shekulli i X-të në Indi dhe Kinë. Më vonë u kultivua edhe në Europen Jugore ku edhe sot e kësaj dite është një nga frutat më të pëlqyer në këto vende. Shalqiri është i pasur me vitamin A dhe C.

Është gjithashtu i mbushur me ujë dhe lëndë ushqyese, përmban shumë pak kalori dhe është jashtëzakonisht i freskët. Të pish lëngun e tij apo të konsumosh atë, mund të ketë disa përfitime shëndetësore, duke përfshirë presionin e ulët të gjakut, përmirëson ndjeshmërinë e insulinës dhe redukton dhimbjet e muskujve.

Parandalon sëmundjet e zemrës: likopeni, element i gjendur tek shalqiri është shumë i domosdoshëm në mbrojtjen kundër sëmundjeve të zemrës.

Ul presionin e lartë të gjakut: një studim i publikuar në revistën amerikane të hipertensionit, tregoi se shalqiri ulte ndjeshëm presionin e lartë të gjakut.

Rregullon problemet e tretjes: shalqiri është i pasur me ujë dhe fibra, prandaj është një frut shumë i mirë që rregullon problemet e tretjes dhe parandalon kapsllëkun.

Ju mban të hidratuar: 92% e këtij fruti përbëhet nga uji. Ai ju siguron hidratim gjatë gjithë ditës.

Trajton inflamacionin: kolina është një lëndë ushqyese që gjendet në shalqi dhe ndihmon trupin në lëvizjen e muskujve, në proçesin e të mësuarit dhe kujtesës. Kolina ndihmon gjithashtu në ruajtjen e strukturës së membranës qelizore, ndihmon në transmetimin e impulseve nervore dhe redukton inflamacionin.

Parandalon astmën: rreziku për zhvillimin e astmës është më i ulët tek njerëzit që konsumojnë sasi të larta të disa lëndëve ushqyese. Një nga këto lëndë ushqyese është vitamina C, që gjendet në mënyrë të bollshme tek shalqiri.