Mbipesha, sëmundjet që mund të sjellë, kontrollimi dhe parandalimi!

04.03.2020

Obeziteti tashmë prej disa vitesh përkufizohet si një sëmundje kronike, që karakterizohet nga shtimi i tepërt i masës dhjamore me pasoja në shëndetin e individit. Prevalenca e obezitetit është trefishuar në shumë vende të Evropës dhe në botë që prej vitit 1980. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, obeziteti është një nga sfidat më të mëdha […]

Mbipesha, sëmundjet që mund të sjellë, kontrollimi dhe parandalimi! Foto: Ilustrim

Obeziteti tashmë prej disa vitesh përkufizohet si një sëmundje kronike, që karakterizohet nga shtimi i tepërt i masës dhjamore me pasoja në shëndetin e individit. Prevalenca e obezitetit është trefishuar në shumë vende të Evropës dhe në botë që prej vitit 1980.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, obeziteti është një nga sfidat më të mëdha të shëndetit publik për këtë shekull. Aktualisht në botë janë rreth 500 milion njerëz me obezitet. Situata paraqitet alarmante tek fëmijët dhe adoleshentët.

Epidemia është shtuar si pasojë e ndryshimeve sociale, ekonomike, kulturore dhe fizike. Obeziteti nuk është më një sëmundje e “shoqërive të pasura”; por po bëhet dominante dhe në vendet në zhvillim dhe ato në tranzicion. Prishja e balancës energjitike e shkaktuar nga një reduktim dramatik i aktivitetit fizik dhe ndryshimit të modeleve ushqimore, duke përfshirë rritjen konsumimit të ushqimeve dhe pijeve të varfra me lëndë ushqyese, por të dendura me energji (që përmbajnë porcione të larta të yndyrnave te ngopura, kripërave dhe sheqernave) në kombinim me konsumin e pamjaftueshëm të frutave dhe perimeve, ka çuar në një rritje të numrit të individëve me mbipeshë dhe obezitet.

Sipas të dhënave të OBSH-së rreth dy të tretat e popullsisë adulte në shumicën e vendeve Europiane nuk janë mjaftueshëm fizikisht aktiv për të siguruar dhe mbajtur një mirëqënie shëndetësore dhe 42 % nuk kryejnë asnjëherë një aktivitet fizik dhe vetëm në disa vende arrihet konsumi i frutave dhe perimeve në nivelet e rekomanduara.

Vetëm predispozita gjenetike nuk mund të shpjegojë epideminë e obezitetit pa ndryshime të tilla në mjedisin social, ekonomik, kulturor dhe fizik.

Indeksi i Masës Trupore (BMI) përllogaritet duke pjesëtuar peshën e një personi në kg me gjatësinë e tyre në katror dhe është një tregues nëse personi ka një peshë të shëndetshme apo jo. Nëse indeksi i masës trupore është mbi 25 tregon mbipeshë, mbi 30 tregon obezitet dhe mbi 40 tregon obezitetin patologjik.

Sipas specialistëve, faktori kryesor që ndikon drejtpërdrejt në mbipeshë është kequshqyerja.

Ushqimi i tepërt ndodh si rezultat i marrjes në sasi të tepërt të ushqimeve hiperkalorike e me shumë yndyra. Mbiushqyerje e një individi konsiderohet kur ai është mbipeshë ose i dhjamosur. Kjo mund të shkaktojë diabet që në fëmijëri, probleme psikologjike dhe sociale si: humbje të vetëvlerësimit, irritim, probleme të përqendrimit në shkollë, deri në vonesë në rritje dhe zhvillim, stres dhe pagjumësi e madje ulje të jetëgjatësisë.

Në moshë më të rritur, pasojat mund të jenë: diabet i tipit 2, sëmundje të zemrës dhe venave të gjakut, hipertension, rritje të yndyrave në gjak dhe sëmundje të tjera.

Obeziteti është një portë për shumë sëmundje të tjera HTA, prediabet, diabet, Dislipidemi, sëmundjet e zemrës, infarkti i trurit, patologji malinje, apnea e gjumit, sëmundjet reumatizmale, artritet, infertiliteti, sindroma e ovarit polikistik, refluksi gastro-ezofageal, astma, depresioni, inkontinienca urinare psh; mbipesha dhe obeziteti janë përgjegjës për rreth 80% të rasteve të diabetit të tipit 2, 35% të sëmundjeve ishemike të zemrës dhe 55% të rasteve me HTA.

Aktualisht ka ndryshuar mënyra e ushqyerjes së popullatës e sidomos ndodh shpesh që fëmijët të marrin sasi të mëdha të ushqimeve hiperenergjike, por të varfra në elementet e domosdoshme ushqyese, p.sh. pije të ëmbëlsuara artificialisht, ëmbëlsira, patatina, të skuqura, fast-food etj.

Obeziteti është cilësuar si sëmundja e shekullit dhe sipas Organizatës Botërore të Shëndetit është më shumë se dyfishuar nga 1980, duke marrë përmasa epidemike.

Testimi

Mjekët këshillojnë kontrolle të vazhdueshme mjekësore çdo 6 muaj apo 1 vit në çfarëdo moshe të jeni, mirëpo pas kalimit të të 30-ave lind nevoja që t’i kushtoni më shumë rëndësi ushqimit, mirëqenies e si rrjedhojë shëndetit të përgjithshëm.

Rekomandohet që testet e gjakut të kryhen për qëllime parandaluese një herë në vit derisa para moshës 50, pas kësaj, çdo gjashtë muaj. Çrregullime të ndryshme metabolike dhe të tjera që ndodhin në trup mund të zbulohen në testet e gjakut.

Gjithkush ka enzimat e veta specifike, proteina ose molekula të tjera organike. Ndërsa sistemi i gjakut kalon nëpër të gjitha organet, siguron ushqim për qelizat dhe eliminon produktet e panevojshme dhe të dëmshme të metabolizmit, çdo ndryshim në një organ do të pasqyrohet në qarkullimin e gjakut me ndryshimin në përqendrimin e enzimeve, proteinave , elektroliteve, etj. 

  1. Niveli i kolesterolit:
    Mjekët këshillojnë që të paktën 1 herë në vit të kontrolloni nivelin e kolesterolit në gjak, sidomos në rastet kur keni një histori familjare me kolesterol të lartë dhe nuk ushqeheni shëndetshëm. Pas kalimit të të 30-ave metabolizmi ngadalësohet dhe është më e lehtë të akumulohen yndyrnat në gjak.
  2. Niveli i sheqerit në gjak:
    Pas kalimit të kësaj moshe, metabolizmi ngadalësohet dhe pankreasi i cili sekreton insulinë mund të mos funksionojë siç duhet. Nëse keni histori familjare me nivel të lartë sheqeri apo diabeti atëherë mos i injoroni kontrollet mjesësore pas kësaj moshe.
  3. Tensioni i gjakut:
    Edhe pse shëndeti i zemrës mund të jetë në gjendje të mirë, nuk përjashtohet fakti për t’u prekur nga tensioni i lartë i gjakut. Sipas studimeve të fundit është bërë e ditur se tensioni i lartë mund të prekë edhe personat pas të 30-ave. Pas grumbullimit të gjakut në tuba të ndryshëm me ose pa antikoagulant analizohet në makina të ndryshme në varësi të llojit të analizave. Parametrat kryesorë metabolikë (glukoza, yndyrat, proteinat, enzimat) përcaktohen me analizues biokimikë të cilët veprojnë në parimin e fotometrisë / spektrofotometrisë, ndërsa hormonet dhe markerët e tumorit përcaktohen me analiza imunokemike.
Laboratori Biokimik dhe Hematologjik “RIOLAB”

Laboratori Biokimik-Hematologjik “RIOLAB”
Adresa: Luigj Gurakuqi p.n Suharekë 23000
Tel:044 400 707
www.riolab-ks.com / info@riolab-ks.com
“Të përkushtuar ndaj shëndetit tuaj”

Trajtimi dhe parandalimi

Trajtimi i obezitetit kërkon një kujdes afatgjatë. Komunikimi dhe motivimi janë çelësi për çdo marrëdhënie produktive ndërmjet mjekut dhe pacientit, kjo është veçanërisht e rëndësishme në pacientët obezë. Pacientët obezë nuk duhet të stigmatizohen. Sipas një studimi të kryer në Universitetin e Connecticut mjekët konfirmojnë se 54% e adultëve me obezitet janë ngacmuar në vendin e punës. Kjo është shumë e rëndësishme dhe për fëmijët dhe adoleshentët, të cilët shpesh stigmatizohen në shkollë, duke u shkaktuar një sërë vuajtesh.

Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm, një faktor kyç në parandalimin e komplikacioneve, pasi një pacient obez por aktiv ka një rrezik më të ulët të vdekshmërisë së parakohshme kur krahasohet me një pacient me peshë normale por me një jetë sedentare. Nëse një adult nuk është fizikisht aktiv, nuk është tepër vonë për të filluar një aktivitet të rregullt fizik dhe për të zvogëluar jetën sedentare, psh; të përfshiheni në një aktivitet fizik që ju pëlqen, të jesh sa më aktiv me anëtarët e familjes – në shtëpi apo jashtë saj, të reduktojmë zakonet e një jete sedentare, si shikimi i TV apo qëndrimi ulur para komjuterit duke i zëvendësuar me lojra, ecja në këmbë tek dyqanet lokale.

Të përdoren shkallët në vend të ashensorit, zbritja nga autobusi një stacion para destinacionit dhe pjesën tjetër të rrugës ta kryejmë në këmbë. Të kryesh një aktivitet fizik me intesitet të moderuar të paktën 150 min në javë e ndarë në 3-5 seanca ndërsa fëmijët e moshës shkollore 5-16 vjeç duhet të jenë aktiv të paktën 60 min çdo ditë. Nëse është e mundur për më shumë fitness rekomandohet vrapi, gjimnastika, noti, ose të shkosh në punë me biçikletë sesa me makinë.