Dua Lipa: Protestuesit pro Trumpit janë terroristë

07.01.2021

Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka reaguar për zhvillimit e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lipa është njëra nga emrat më të zëshëm kur bëhet fjalë për zhvillimet që ndodhin në botë, së fundmi ajo ka reaguar për zhvillimet e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku situata doli jashtë […]

Dua Lipa: Protestuesit pro Trumpit janë terroristë Foto: Ilustrim

Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka reaguar për zhvillimit e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lipa është njëra nga emrat më të zëshëm kur bëhet fjalë për zhvillimet që ndodhin në botë, së fundmi ajo ka reaguar për zhvillimet e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku situata doli jashtë kontrollit pasi që protestuesit pro-Trump sulmuan ndërtesën e Kapitolit.

Këngëtarja kosovare postoi një fotografi të ngjarjes në InstaStory, ndërsa i drejtohet ish-presidentit amerikan.

Ajo i ka quajtur terroristë protestuesit që kanë shkaktuar trazira, ku mbetën të vdekur katër persona e u arrestuan 52 të tjerë.

“Thirrni ata si janë: terroristë”, ka shkruar Lipa në fotografinë e postuar në Instastory.