[ZYRTARE] Suhareka kalon në zonën e gjelbër
Bazuar në numrin javor të rasteve të SARS-COV 2 në 100.000 banorë, IKSHPK ka bërë sot rangimin e komunave sipas zonave. Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate ka njoftuar se në zonën e kuqe janë 4 komuna: Prishtina, Fushë Kosova, Obiliq, Zveçani. Në zonën e verdhë janë 9 komuna: Lipjani, Gjilani, Vushtrria, Prizreni, Peja, Gjakova, Podujeva, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi. […]
Bazuar në numrin javor të rasteve të SARS-COV 2 në 100.000 banorë, IKSHPK ka bërë sot rangimin e komunave sipas zonave.
Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate ka njoftuar se në zonën e kuqe janë 4 komuna: Prishtina, Fushë Kosova, Obiliq, Zveçani.
Në zonën e verdhë janë 9 komuna: Lipjani, Gjilani, Vushtrria, Prizreni, Peja, Gjakova, Podujeva, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi.
Në zonën e gjelbër janë 25 komuna: Vitia, Rahoveci, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Suhareka, Dragashi, Drenasi, Istogu, Klina, Skenderaj, Deçani, Kamenica, Malisheva, Juniku, Kaçaniku, Kllokoti, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu, Shterpca, Graçanica dhe Shtimja.
Këto janë ndryshimet:
· Obiliqi nga e verdha kalon në të kuqen.
· Suhareka nga e kuqja në të gjelbërtën.
· Ferizaj nga e verdha kalon në të gjelbërtën.
· Mitrovica e Jugut nga e verdha kalon në të gjelbërtën.
· Gjilani nga e gjelbërta kalon në të verdhën.
· Leposaviqi nga e gjelbërta kalon në të verdhën.