Tre të lënduar nga dy aksidente në Suharekë

23.01.2020

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bënë të ditur se gjatë ditës së mërkurë në Komunën e Suharekës nga dy aksidente të ndara tre persona kanë marrë lëndime trupore. Në Derven, Suharekë  rreth orës 09:00 ka ndodhur aksident trafiku në mes një kamioni dhe një veture. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar […]

Tre të lënduar nga dy aksidente në Suharekë Foto: Aksident në Derven, Suharekë

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bënë të ditur se gjatë ditës së mërkurë në Komunën e Suharekës nga dy aksidente të ndara tre persona kanë marrë lëndime trupore.

Në Derven, Suharekë  rreth orës 09:00 ka ndodhur aksident trafiku në mes një kamioni dhe një veture.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj K-Shqiptar, të cilët janë dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor.

Ndërsa rreth orës 12:30 në fshatin Savrovë ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave njëra me targa të R. Shqipërisë.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar njëri nga vozitësit mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor.

Policia e Kosovës vazhdimisht ka bërë apel për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti për drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.