Suharekë, vdes foshnja e porsalindur
Në Studenqan të Suharekës ka vdekur një foshnje e porsalindur. Sipas policisë foshnja u dërgua në emergjencë nga nëna. Rasti është hapur si “hetim i vdekjes”. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. “Sot me datë 21.12.2023 , rreth orës 17:20 është raportuara se në emergjencën e Suharekës një…
Në Studenqan të Suharekës ka vdekur një foshnje e porsalindur. Sipas policisë foshnja u dërgua në emergjencë nga nëna.
Rasti është hapur si “hetim i vdekjes”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Sot me datë 21.12.2023 , rreth orës 17:20 është raportuara se në emergjencën e Suharekës një foshnje e porsalindur ka ndërruar jetë. Foshnja është dërguar në emergjencë nga nëna e saj dhe familjarët nga fshati Studençan i Suharekës. Policia ka dalë në vendngjarje, pasi që janë mbledh dëshmitë nga dëshmitarët, prokurori kujdestar ka urdhëruar që të hapet rast “Hetim i vdekjes “, tha Bytyqi.
“Trupi i pajetë dërgohet në egzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, tha ai.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
Sports Mole parashikon fitore të Kosovës ndaj Izraelit, “Dardanët” synojnë tri pikët në Prishtinë
Aktuale para 11 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 11 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 11 dite