Suharekë, shtyhet seanca për vërtetim të pronësisë
Kjo shtyrje u bë me kërkesën e të autorizuarit të të paditurit avokatit Sehad Haliti, i cili theksuar se sot e ka marrë autorizimin nga pala e tij dhe i duhet kohë që ta shqyrtojë dhe përgatisë lëndën. Në këto rrethana, gjyqtari Shaban Zeqiraj në praninë e të autorizuarës së paditësit S.K avokates Nadire Hoxha…
Kjo shtyrje u bë me kërkesën e të autorizuarit të të paditurit avokatit Sehad Haliti, i cili theksuar se sot e ka marrë autorizimin nga pala e tij dhe i duhet kohë që ta shqyrtojë dhe përgatisë lëndën.
Në këto rrethana, gjyqtari Shaban Zeqiraj në praninë e të autorizuarës së paditësit S.K avokates Nadire Hoxha dhe të paditurit V.K dhe të autorizuarit të tij avokatit Sehad Haliti, ka shtyrë seancën e sotme për 26 janar 2022 në ora 10:00.
Sipas precizimit të padisë të dorëzuar kësaj gjykate paditësi S.K nga djali i vëllait- padituri V.K, ka kërkuar vërtetimin e të drejtës së pronësisë në parcelën P-72116012-00773-0, në sipërfaqe 6731 m2, në vendin e quajtur “Karaman”, e cila pas ndarjes së bashëksisë familjare i ka takuar paditësit.
Nga i padituri ka kërkuar që ti dorëzoj paditësit në posedim dhe pronësi si dhe t’i lejoj bartjen e kësaj paluajtshmërie në librat kadastral.
Paditësi nga i padituri ka kërkuar edhe pagimin e të gjitha shpenzimeve të procedurës. /BetimipërDrejtësi
Etiketat
Aktakuzë ndaj dy personave për fajde, njëri dyshohet se përfitoi mbi 400 mijë euro nga kamatat
Aktuale para 19 dite
22 të arrestuar në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Aktuale para 20 dite
Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për fajde dhe manipulim me prova, dëmi arrin në 140 mijë euro
Aktuale para 21 dite
Prokuroria Speciale pushon hetimet ndaj Faton Pecit dhe Fitore Pacollit,Peci paralajmëron padi ndaj zyrtarëve të LDK-së
Aktuale para 30 dite
Kërkohet paraburgim për dy të arrestuarit në rastin e mbi gjysmë ton marihuane në Maqitevë të Suharekës
Aktuale para 30 dite
Vrasja e Arlinda Zekajt, Prokuroria tregon çfarë ndodhi pak orë para tragjedisë
Aktuale para 31 dite
Prokuroria Speciale ndalon një person për 48 orë lidhur me “Rastin e njëmilionëshit”
Aktuale para 33 dite