Suharekë: Punëtoria e Planit Zhvillimor Komunal

Është mbajtur punëtoria e planit Zhvillimor Komunal, në të cilën është diskutuar për Planin Zhvillimor 2019-2027.

Hapjen e kësaj punëtorie e ka bërë drejtoresha e Urbanizmit e Komunës së Suharekës, Sanie Kuqi, e cila i ka përshëndetur të pranishmit dhe ka folur për rëndësinë e këtij plani zhvillimor. Dhe ka kërkuar që në pjesën e fundit të rendit të ditës, të pranishmit të parashtrojnë vërejtjet dhe propozimet e tyre.

Ndërsa nënkryetarja e Komunës znj.Mihrije Suka, e cila ka qenë pjesë e kësaj punëtorie, ka mbajtur një fjalë rasti duke thënë: “Jemi këtu për të bashkëbiseduar për një dokument shumë të rëndësishëm të Komunës sonë, i cili është drejtpërdrejt në kontakt me qytetarin, andaj këto organizime janë shumë të rëndësishme për ne…”.

Koordinatori i këtij projekti z.Kurtesh Fondaj, në fjalën e tij ka thënë: “ky plan është shumë i rëndësishmë për Komunën e Suharekës, kemi punuar shumë që të arrijmë deri te kjo fazë, andaj ju lusim edhe juve që të jepni vlerësimet e juaja dhe propozimet”.

Pjesë e punëtorisë kanë qenë edhe përfaqësues nga Ministria e Planifikimit Hapsinor, të cilët janë shprehur: “ky plan është stratëgjik, i cili përfundon me propozime stratëgjike për Planin Zhvillimor Komunal dhe i cili në fund sillet në ministri për pëlqim dhe zbatim”.

Ndërkaq, Kompania  Konsulente për hartimin e PZHK-së, INSI, përfaqësuesit e së cilës kompani, e kanë pasur fjalën kryesore, të cilët kanë folur për këtë plan, duke i sqaruar të gjitha pikat e këtij projekti.

“Suhareka është qendër e agrikuturës moderne kosovare, me mjedis ekonomik, rini të edukuar dhe arsimuar, të cilat përparësi i japin kuptim këtij plani”,  janë shprehur përfaqësuesit e INSI-t.

Në fund ka pasur pyetje, sugjerime, propozime dhe komente nga të pranishmit, të cilët ishin pjesë e kësaj punëtorie.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.