Suharekë: Mbahet mbledhja e komitetit për komunitete

Sot, është mbajtur mbledhja e radhës e Komitetit për Komunitete, dhe rend dite ishin 4 pika.

Në rend dite ishin këto pika:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin e komisionit për vlerësimin e ofertave;
3. Shqyrtimi i projekte vendimit për formimin e komisionit të ankesave;
4. Të ndryshme.

Udhëheqëse e këtij takimi ishte Kryesuesja e Komitetit për Komunitete znj.Shkëndije Shabanaj, e cila vendosi për votim këtë rend dite, i cili kaloi me votat e të gjithë anëtarëve të këtij komiteti.

Për secilën pikë u diskutua, ku të gjithë anëtarët ishin dakord që këto pika të procesohen për në mbledhjen e radhës së Asamblesë Komunale, e cila do të mbahet më date 27.06.2019, në ora 13:00.

Vlen të theksohet se në pikën e fundit të rendit të ditës u diskutua për dëmtimet e rrugëve nga shiu i rrëbeshëm në lagjet e komuniteteve, për të cilat rrugët kërkuan intervenim sa më të shpejtë

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.