Suharekë, bëhet asfaltimi i rrugës unazore

22.11.2021

Finalizimin e kësaj rruge, Muharremaj e kishte premtuar edhe gjatë fushatës duke thënë se është çështje ditësh përfundimi i punimeve në këtë rrugë. Kësisoj, sot është bërë asfaltimi i kësaj rruge unazore – krahu i djathtë Suharekë. Këtë e ka konfirmuar për SuharekaOnline, drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës, Enver Shabani. Drejtori Shabani […]

Suharekë, bëhet asfaltimi i rrugës unazore Foto: Ilustrim

Finalizimin e kësaj rruge, Muharremaj e kishte premtuar edhe gjatë fushatës duke thënë se është çështje ditësh përfundimi i punimeve në këtë rrugë.

Kësisoj, sot është bërë asfaltimi i kësaj rruge unazore – krahu i djathtë Suharekë.

Këtë e ka konfirmuar për SuharekaOnline, drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës, Enver Shabani.

Drejtori Shabani ka thënë se sot është bërë asfaltimi i rrugës unazore, e që lidhë edhe Shirokën me Biraq.

Ndërkaq, ai ka shtuar se njëherë vetëm deri tek rrethi do të asfaltohet e që lidhë fshatin Sopijë, Shirokën dhe Suharekën kah tyrbeja.